close
Vendi

NUMRI I RASTEVE AKTIVE NGA COVID-19 NEN 5000-NUK PARASHIHEN MASA SHTESË

Coronavirus-Blood-Test-777×518

Numri i rasteve aktive të regjistruara nga Kovid-19 në vend dje ra nën 5000 ndërsa është zvogëluar edhe në rreth pesë për qind të numrit të rasteve pozitive të virusit prej analizave të bëra.

Numri i përgjithshëm i personave të diagnostikuar me KOVID nga fillimi i epidemisë është 222.932, numri i pacientëve të shëruar është 210.319, i të vdekurve është 7.894 ndërsa numri i rasteve aktive është 4.719. Më shumë raste aktive ka në Shkup 2.375, ndërsa më së paku, gjegjësisht nga një – Pehçevë dhe Dojran.

Rasti i parë i llojit Omicron të virusit SarsCoV2 në vend është zbuluar dje tek një burrë i ardhur nga Britania e Madhe. Autoritetet kompetente shëndetësore kanë bërë të ditur se nuk parashikohen masa të reja shtesë në vend gjatë festave të fundvitit dhe e vetmja rrugëdalje nga pandemia mbetet vaksinimi./KlanMacedonia/

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia