close
Bota

OBSH: BRENDA 24 ORËVE, SHIFRA REKORDE TË TË PREKURVE

53759

OBSH-ja ka publikuar se në 24 orët e fundit janë regjistruar shifra rekorde të të prekurve të rinj me COVID-19 në botë, respektivisht më shumë se 350.000 raste të reja.

Rekordi I ri e tejkalon numrin paraprak maksimal të të infektuarve për afro 12.000 infektime. Mjeku Majkëll Rajan nga OBSH-ja në një press-konferencë ka thënë se tash për tash nuk ka zgjidhje të reja kundër përhapjes së virusit.

Ai ka shtuar se OBSH-ja dëshiron ta shmang karantinimin e sërishëm, që po dëmton ekonominë, por qeveritë duhet të sigurojnë mbrojtje për grupet më të ndjeshme dhe të zbatojnë masa tjera.

Një numër I madh I vendeve njoftuan për shifra të larta të të infektuarve. Në Francë, në 24 orët e fundit janë regjistruar 20.330 raste, që paraqet tejkalimin e parë të shifrës prej 20.00 që nga fillimi I pandemisë.

Shifra rekorde janë paraqitur edhe në Portugali me 1394 raste, Holandë më thuajse 6.000 të infektuar. Gjithashtu, Mali I Zi ka shënuar numër të lartë infektimesh, 344 raste për 24 orë.

Edhe Italia njoftoi për rritje të numrit të infektimeve, respektivisht 5.372 raste të reja, shifër kjo më e lartë që nga fundi I Marsit. /KlanMacedonia

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia