close
Bota

OBSH: COVID-19 NË RËNIE, RRITET DHUNA FAMILJARE NË EVROPË 

dhuna-ndaj-grave

Si pasojë e qëndrimit të gjatë në shtëpi për parandalim të infeksionit korona në Evropë, është vërejtur rritje e dhunës familjare, posaçërsisht ndaj grave dhe fëmijëve, por edhe rritje të alkoolizmit dhe dukurive tjera asociale. Për këtë arsye Organizata Botërore e Shëndetësisë u bën thirrje autoriteteve, dëshmitarëve por edhe viktimave t’i përforcojnë shërbimet sociale që t’u ndihmohet viktimave dhe të parandalohet dhuna.

Tre muaj pasiqë virusi korona hyri në Evropë, u përhap shpejt, nga perëndimi në lindje, gjendja edhe më tej vlerësohet si e brishtë, posaçërsisht në vendet si Rusia, Belorusia dhe Ukraina ku numri i të infektuarve të rinj është në rritje. Organizata Botërore e Shëndetësisë vëren se në Evropë janë 45% e numrit të përgjithshëm të të infektuarve në botë, madje 60% e numrit të të vdekurve nga Covid-19. Restriksionet e lëvizjes japin rezultate, në më shumë vende numri i rasteve të reja ulet, por hap edhe probleme të tjera, paralajmëroi sot Hans Kluge, drejtori rajonal i OBSH-së.

“OBSH është thellë e shqetësuar nga raportet e shumë vendeve, në mes të cilave Belgjika, Bullgaria, Franca, Irlanda, Rusia, Spanja, Britania e Madhe – për rritje të dhunës, duke përfsahirë edhe dhunën familjare ndaj grave dhe burrave nga ana e partnerit, si dhe ndaj fëmijëve. Gjithë kjo si pasojë e masave kundër Covid-19”, tha Kluge.

Kombet e Bashkuara paralajmërojnë se në rast se masat për qëndrim në shtëpi  mund të zgjasin deri në 6 muaj, mund të vijë deri në 30 milionë denoncime të reja të dhunës familjare. Për këtë arsye Kluge kërkon nga qeveritë, nga komunitetet dhe nga viktimat e dhunës dhe të mos heshtin dhe t’i përforcojnë të gjitha kanalet e komunikimit. Sugjerohet shfrytëzimi i të gjitha platformave të reja teknologjike.

“Aplikacione që shfrytëzohen në disa vende, ueb- faqe ose SMS shërbime për të kërkuar ndihmë. Sigurimi i këtyre shërbimeve është si “shtypja e butonit për dalje të shpejtë nga situata” në të cilën gjenden njerëzit që janë viktimë e dhunës nga partneri i tyre”,tha Pasmor.

Tridhjetë vende të Evropë tashmë i kanë lehtësuar masat restriktive, por Organizata Botërore e Shëndetësisë edhe më tej përsërit kjo të bëhet me shumë kujdes dhe gradualisht. Ditën e nesërme është thirrur konsultim me të gjithë 53 ministrat e shëndetësisë në Evropë, në të cilun do t’i ndajnë përvojat e tyre. Drejtori Hans Kluge paralajmëron se ende nuk është koha për të festuar, por për përgatitje për të ardhmen./KlanMacedonia

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia