close
Bota

OBSH HULUMTON LIDHJEN COVID 19 – KAWASAKI

download

Shkencëtarët në botë po bëjnë përpjekje për të gjetur lidhjen mes koronavirusit dhe sëmundjes së rrallë të njohur si sindrimi Kavasaki, që paraqitet tek fëmijët. OBSH-ja kërkon bashkëpunim me të gjithë mjekët e botës, për protokollin e shërimit, prej se u regjistruan vdekje të fëmijëve në Britani të Madhe, Francë dhe SHBA.

OBSH u ka bërë thirrje mjekëve klinik nëpër botë që të bashkëpunojnë dhe të dërgojnë sa më shumë informacione që të vërtethohet pasqyra e plotë për Sindromin Kavasaki tek fëmijtë që lidhet me koronavirusin. Majk Rajan një ekspert I OBSH-së thotë se është e rëndësishme që të vërtetohet shkaku dhe të përcaktohen protokollet për shërimin e fëmijëve.

“Raportet e para hipotetikisht sygjerojnë se ky sindrom ndoshta ndërlidhet me COVID-19. Me rëndësi thelbësore është që me kujdes të përshkruhet ky sindrom klinik që të kuptohet lidhshmëria e shkakut dhe të përshkruhen trajtimet. Me rrjetin tonë global klinik për COVID-19, OBSH-ja ka zhvilluar një definim preliminar dhe raport për sindromën musltisistemor të ndezjeve tek fëmijët”, tha Gebrejesus.

Sëmundja Kavasaki tashmë dy javë po shqetëson mjekët gjithandej botës. Prej se së pari alarmoi Britania e Madhe, kah fundi I Prillit, për raste të ngjashme u raportua edhe nga SHBA-ja, Spanja dhe Franca. Në njujork kishte vdekur një fëmijë 5-vjjecar, në Londër një 14 vjecar, kurse viktima më e vogël është regjistruar në Francë-një fëmijë 2-vjecar, që kishte ndërruar jetë për shkak të dëmtimit të trurit, si rezultat I sulmit në zemër – kanë njoftuar mjekët. Sëmundja është emëruar sipas pediatrit japonez Tomisaku Kavasaki që I pari I kishte përshkruar simptomat qysh në vitin 1967. /Agjencitë

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia