close
Bota

OBSH: INTENSIFIKOHET KRIZA KORONA NË BOTË

download

Organizata Botërore e Shëndetësisë paralajmëron se kriza korona nuk ka ardhur ende, krahas faktit që deri më tani numri i të infektuarve në botë ka tejkaluar 10 milionë, ndërsa i të vdekurve mbi 500 mijë persona.

Pandemia me virusin korona intensifikohet, ndërsa më e keqja ende nuk ka ardhur. Me paralajmërim të këtillë të drejtopërdrejtë në brifingun e mbrëmshëm, kryetari i Organizatës botërore të shëndetësisë, Tedros Gebrejesus iu drejtua liderëve botërorë duke shtuar se politikat e ndryshme e ndihmojnë përhapjen e virusit.

“Të gjithë ne dëshirojmë të vazhdojmë jetën normalisht. Por realiteti i hidhur është se kjo krizë as përafërsisht nuk ka përfunduar. Shumë vende kanë shënuar përparim, por në nivel global në fakt pandemia intensifikohet”,tha Gebrejesus.

Disa nga vendet të cilat i lehtësuan masat restriktive, duke vlerësuar se infeksioni është nën kontroll, tani sërish e kthejnë karantinën në rajone të caktuara. Në qytetin britanik Lester, ku rekomandimet për distancën fizike dhe mbajtjen e maskave janë respektuar më pak, shkollat, restoranet dhe pjesa më e madhe e dyqaneve janë mbyllur sërish.

“U rekomandojmë njerëzve në Lester të qëndrojnë sa më shumë në shtëpi. Udhëtimi drejt qytetit dhe jashtë tij të bëhet vetëm për nevoja të domosdoshme”,tha Henkok.

Në SHBA vetëm në dy shtete federale numri i të infektuarve ulet, ndërsa në pjesën tjetër rritet duke arritur numrin e përgjithshëm prej pothuajse 2 milionë e 700 mijë persona. Brazili, Rusia dhe India pasojnë listën me disa mijëra të infektuar çdo ditë./KlanMacedonia

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia