close
Top LajmeVendi

OBSH: KORONAVIRUSI KËRCËNIM MË I MADH SE TERRORIZMI

Screenshot_7

Takim shkencëtarësh në Gjenevë


Shkencëtarë nga gjithë bota do të takohen në Gjenevë për të biseduar rreth asaj si të përballet bota me kërcënimin nga koronavirusi. Shefi i Organizatës botërore të shëndetësisë thekson se ende ka shanse të kufizohet përhapja, në qoftë se ndahen burime të mjaftueshme. Deri tani rreth 1000 persona humbën jetën nga virusi, kryesisht në Kinë, ndërsa të sëmurë ka në të gjitha kontinentet.

Koronavirusi duhet të konsiderohet si “armiku më i madh” kudo, pa marrë parasysh që më shumë të infektuar ka në Kinë. Ky është mesazhi nga Organizata botërore e shëndetësisë, drejtori i përgjithshëm i së cilës paralajmëron se asnjë vend nuk duhet ta nënçmojë kërcënimin.

“Viruset mund të kenë pasoja më të rënda nga sulmet terroriste. Kjo është e vërteta. Derisa nuk zgjohemi dhe ta trajtojmë koronavirusin si “armikun më të madh”, nuk do të nxjerrim asnjë mësim.” -tha Tedros Ad’hanom Gebrejesus, OBSH.

Numri i viktimave nga virusi, tani i quajtur “KOVID19”, tejkaloi 1000 persona, ndërsa numri i të infektuarve është rreth 43 mijë persona, kryesisht në Kinë. Hong Kongu fqinj bën thirrje që njerëzit të rrinë në shtëpi dhe t’u shmangen rrëmujave, Koreja e Jugut e këshillon popullatën që të mos udhëtojnë në rajon, ndërsa në Kinë, siç lajmërojnë mediat lokale, dy funksionarë në sistemin shëndetësor janë larguar nga puna, për shkak të mënyrës me të cilën janë përballur me epideminë. /Biljana Georgievska/

 

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia