close
Vendi

OBSH: NË RMV PAGUHEN HARXHIME ENORME PËR SHËRBIME PRIVATE SHËNDETËSORE

e00eee10-4f29-4459-acdb-b07c5500d567

Thuajse gjysma e amvisërive në RMV kanë paguar privatisht për shërbimet mjekësore. 80% kanë të bëjnë me ilaçet kurse 12% për mjekimin ambulantor. 6.5% të amvisërive kanë qenë në mënyrë katastrofike të goditur nga harxhimet e larta, kurse 7% janë varfëruar për shkak të pagesave private në vitin 2018 – thuhet në raportin më të ri të OBSH-së të publikuar sot dhe që paraqet raportin e parë nga një sërë raportesh që duhet të publikohen.

Qytetarët e RMV-së gjithnjë e më shumë kanë qasje në shëndetin public të financuar, por mbeten harxhimet katastrofike për shërbime private tek një pjesë e qytetrëve.

Vlerësohet se rreth 10% e popullsisë nuk ka qenë e siguruar në vitin 2018 dhe kanë paguar nga xhepi I tyre, kurse 60% e grave nga kategoritë e ndjeshme kanë denoncuar se në mënyrë të jashtëligjshme u janë paguar shërbimet tek gjinekologët – thuhet në raportin e OBSH.

Ky raport nuk ka të bëjë me periudhën e pandemisë me COVID-19 dhe në të nuk janë përfshirë pagesat private për testet e shtrenjta PCR dhe ilacet e vitaminat e rekomanduara nga mjekët që qytetarët I kanë blerë privatisht./KlanMacedonia/

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia