close
BotaShëndetsi

OBSH REKOMANDON ILAÇE TË REJA PËR PACIENTËT ME COVID

ilace

Medikamentet e reja zvogëlojnë nevojën që pacientët të futen në Kujdes Intensiv


Organizata Botërore e Shëndetësisë ka rekomanduar dy ilaçe të reja për trajtimin e pacientëve të infektuar me COVID-19. Ilaçi Baricitinib rekomandohet të përdoret te pacientët e sëmurë rëndë dhe ata që ndodhen në gjendje  kritike, në kombinim me Kortizonikët, që janë ilaçe të fuqishme kundër inflamacioneve.

OBSH-ja tha se marrja e këtyre medikamenteve zvogëlon nevojën që pacientët të futen në Kujdes Intensiv dhe është gjetur që nuk shkaktojnë efekte anësore.

Rekomandimi i këtyre ilaçeve është bërë nga rezultatet e reja nga shtatë studime, ku janë përfshirë 4,000 pacientë  të infektuar me COVID-19 me infeksione të lehta, të rënda dhe kritike.

Një rekomandim i ngjashëm është bërë edhe për ilaçin tjetër të antitrupave monoklonale. Ilaçet e rekomanduara së fundmi nga OBSH-ja i shtohen një liste të gjatë të trajtimit për COVID-19.

Që prej nisjes së pandemisë sipas të dhënave të Universitetit Johns Hopkins në mbarë botën janë regjistruar mbi 319 milionë raste dhe mbi 5.5 milionë njerëz kanë humbur jetën.

Klan News

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia