close
Bota

OBSH: SHQETËSIME PËR PËRHAPJEN E COVID-19 NË EVROPË

e00eee10-4f29-4459-acdb-b07c5500d567

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) tha se është “shumë e shqetësuar” për rritjen e numrit të të infektuarve me koronavirus në Evropë.

Duke folur për BBC-në, më 20 nëntor, drejtori rajonal i OBSH-së, Hans Kluge paralajmëroi se rreth 500,000 vdekje mund të regjistrohen deri në muajin mars, nëse nuk ndërmerren veprime urgjente.

Paralajmërimi i tij pasoi njoftimet e Çekisë dhe Sllovakisë për numër rekord të rasteve të reja me COVID-19. Edhe vende tjera evropiane kanë raportuar për përkeqësim të situatës me pandeminë./REL/

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia