close
Bota

OBSH: TË GODITET COVID – 19

KËRKOHET RIORGANIZIM I SISTEMIT TË SHËNDETËSISË


Kreu i Organizatës Botërore të Shëndetësisë ka bërë thirrje që në kushtet e masave kufizuese, të gjitha shtetet të godasin virusin COVID – 19 deri në ç’rrënjosjen e tij të plot.

Shtetet të cilat kanë vendosur masa kufizuese të lëvizjes së qytetarëve të tyre, për të parandaluar përhapjen e koronavirusit, duhet ta shfrytëzojnë këtë kohë për të zbuluar dhe goditur virusin. Ky është apeli i drejtorit të Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Tedros Adhanon Ghebreyesus:

‘Kërkesa që njerëzit të qëndrojnë në shtëpi dhe kufizimi i lëvizjes së populates është blerje kohe dhe ulje e presionit mbi sistemin e shëndetësisë. Por, vetëvetiu, këto masa nuk do ta ç’rrënjosin epideminë. U bëjmë thirrje të gjitha vendeve që ta shfrytëzojnë këtë kohë për të ç’rrënjosur virusin’- tha kreu i Organizatës Botërore të Shëndetësisë duke bërë thirrje që shtetet të zgjerojnë, të trajnojnë dhe udhëzojnë punonjësit e tyre të shëndetësisë, por edhe të vënë në zbatim sisteme të atilla përmes të cilave do të zbulojnë të gjitha rastet e dyshimta si dhe, konform kësaj, do të intensifikojnë testimin. /Klan Macedonia/

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia