close
BotaTop Lajme

OBSH: VARIANTI I RI I VIRUSIT SHQETËSUES – EMËRTOHET OMIKRON

e00eee10-4f29-4459-acdb-b07c5500d567

OBSH-ja e ka vlerësuar variantin e ri të koronavirusit të zbuluar në Afrikë të Jugut si shqetësues dhe e ka emërtuar OMIKRON. Afrika e Jugut për herë të parë e denoncoi ekzistimin e këtij lloji më 24 Nëntor.

Deri tani I njohur si B.1.1.529, ai ndërkohë është zbuluar edhe në Belgjikë, Bocvana, Hong Kong dhe Izrael.

“Dëshmitë e hershme sygjerojnë se ekziston rrezik në rritje nga infektimi I sërishëm me këtë varijantë. Numri I të infektuarve me këtë lloj po rritet në Afrikë të Jugut. Virusi përmban më shumë mutacione, prej të cilëve disa janë shqetësuese” – ka njoftuar OBSH-ja.

OBSH thotë se do të duhen javë të tëra që të kuptohen efektet e vërteta të variantit të ri, derisa shkencëtarët janë duke konstatuar se sa është e transmetueshme.

Britania e Madhe, BE-ja, Zvicra, Izraeli dhe Japonia tashkë kanë njoftuar se përkohësisht kanë ndërprerë lidhjet ajrore me Afrikën e Jugut dhe disa vende fqinje./ KlanMacedonia/

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia