close
EkonomiTop LajmeVendi

ODA E AGRO BIZNESIT: “NGRIRJA” E ÇMIMEVE MUND TA THELLOJË KRIZËN

produktet-587×356

BEKTESHI: QYTETARËT TË DENONCOJNË RRITJEN E ÇMIMEVE

 

Që të miratohen masa që do të japin rezultate pozitive është e domosdoshme që ata ta krijohen me pjesëmarrje aktive të komunitetit të biznesit – thonë nga Oda e Agro Biznesit, duke komentuar vendimin e Qeverisë për ngrirjen e çmimeve të disa produkteve ushqimore.

Sipas tyre, nëse nuk veprohet konform rekomandimeve të kësaj Ode, kufizimi I çmimeve do të shkaktojë efektin e “rafteve të zbrazëta” në qendrat furnizuese gjithandej vendit.

Nga Oda e AgroBiznesit thonë se për stabilizimin afatgjatë të tregut të ushqimit, duhet të implementohen edhe masa afatgjate, sic është formimi I një institucioni kompetent shtetëror.

ODA E AGRO BIZNESIT

“Është e domosdoshme të ekzistojë një Ministri për Ushqimin, që do të jetë kompetente për të gjitha çështjet që lidhen me këtë problematikë. Në këtë mënyrë do të kemi qasje inkluzive dhe sistematike për këtë fushë të rëndësishme që qytetarëve do t`u mundësojë qasje tek prodhimet cilësore të ushqimit me çmime reale”

Ndryshe në bazë të Vendimit për vendosjen e çmimeve më të larta të produkteve të caktuara në tregtinë me shumicë dhe pakicë të shpallur në Gazetën Zyrtare, duke filluar nga data 06.12.2021, ngrihen çmimet e aplikuara më 01.12.2021 në tregtinë me shumicë dhe pakicë të: bukës, sheqerit, miellit, vajit, qumështit, mishit dhe produkteve të mishit, djathit etj. Ky vendim do të vlejë deri më 31 janar të vitit 2022.

Ministri I Ekonomisë Kreshnik Bekteshi, ka bërë thirrje që në rast të rritjes drastike të çmimeve të produkteve ushqimore bazë, qytetarët të lajmërohen në numrin pa pagesë 191 të Inspektoratit Shtetëror të Tregut. Në këtë linjë telefonike pa pagesë, të gjithë qytetarët mund të raportojnë parregullsi të tregtarëve të cilët nuk e respektojnë Vendimin për ngrirjen e çmimeve të produkteve ushqimore bazë“ shkroi në profilin e tij në rrjetin social Facebook ministri i ekonomisë Kreshnik Bekteshi./KlanMacedonia/

 

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia