close
Top LajmeVendi

REGJISTRIMI: VIJOJNË PËRPLASJET VMRO – LSDM

AC081960-52B8-4E34-98E7-9BB002AD1B07

OPOZITA DO TË FILLOJË GRUMBULLIMIN E NËNSHKRIMEVE


VMRO-DPMNE-ja opozitare është në pritje që Ligji për Regjistrimin të dalë në “Gazetën Zyrtare” për të filluar grumbullimin e nënshkrimeve nga qytetarët me të cilat do të kërkojnë në Parlament që të shfuqizohet ligji I miratuar për regjistrimin. Kryetari I VMRO-DPMNE-së, në një prononcim për TV Alfa ka theksuar se së pari grupi parlamentar do t`i deponojë nënshkrimet, duke u bërë thirrje të gjithë atyre që vlerësojnë se ky operacion është politik e jo statistikor, të nënshkruhen në këtë iniciativë.

VMRO-DPMNE

“Regjistrimi që do të zbatohet nga LSDM-ja do të jetë gjithçka, vetëm jo operacion statistikor, për shkak se qëllimi i LSDM-së dhe Zaevit nuk janë të dhënat statistikore, por plotësimi i dëshirave të BDI-së dhe projeksioni i tyre i gatshëm për shifrat”

LSDM-ja thotë se iniciativa e VMRO-DPMNE-së nuk do ta ndalojë regjistrimin që planifikohet për në Prill.

SLAVJANKA PETROVSKA – LSDM

“Formalisht juridikisht po, megjithatë e gjithë procedura duhet të shkojë deri në fund. Vetëm grumbullimi I nënshkrimeve vetvetiu nuk do të thotë që ligji të mos jetë në fuqi”

Sipas Ligjit për Regjistrim, qytetari që do të refuzojë t`I jep të dhënat që kërkohen nga ai për regjistrimin ose nëse jep të dhëna jo të sakta do të përballet me gjoba nga 200 deri 300 euro. Pjesëmarrësit e Regjistrimit, ose personat tjerë zyrtarë të cilët do të shkatërojnë, fshehin ose përmirësojnë të dhëna nga aplikacioni I regjistrimit, mund të përballen edhe me dënime më burg, nga së paku 3 respektivisht 5 vite burg. /KlanMacedonia

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia