close
EkonomiTop LajmeVendi

ODA EKONOMIKE: TË RRITET CILËSIA E ARSIMIT FORMAL DHE JOFORMAL

Oda-Ekonomike-e-Maqedonise-780×439

Trimçev: Mungojnë bukëpjekësit, ndërtimtarët dhe mekanikët


Oda Ekonomike e Maqedonisë në konferencën e sotme për shtyp bëri thirrje që të rritet cilësia e arsimit formal, kurse ai joformal të mundësojë përshtatje më të shpejtë ndaj kërkesave dhe nevojave të tregut të punës.

Mungesa më e madhe e kuadrove qëndron te ato profesionalet, ndërtimtarët, mekanikët, bukëpjekësit. Sipas Boris Trimçev nga Oda Ekonomike e Maqedonisë, ende shkollimi i lartë llogaritet si më atraktiv, kurse shkollat e mesme profesionale paragjykohen, edhe pse kompani të ndryshme ofrojnë paga solide për personat me shkollë të mesme profesionale.

“Ende shkollimi i lartë te na llogaritet si më atraktiv se shkollimi i mesëm profesional, prandaj në vitin 2019 planifikojmë të inkuadrojmë një fushatë të kompletuar e cila ka për qëllim ta përmirësojë imazhin e arsimit profesional. Kemi shembuj shumë pozitivë nga tregu, ku kompanitë të cilat punësojnë persona me arsim të mesëm profesinal, ofrojnë paga solide. Kushtet e punës janë në nivel me standardet bashkëkohore, dhe duam të fokusohemi në praktikat pozitive të cilat ekzistojnë edhe te ne.” –tha Boris Trimçev, Oda Ekonomike.

Oda Ekonomike si masë urgjente për mungesën e këtyre kuadrove do të bëjë rikualifikime dhe kualifikime shtesë, por, nga viti i ardhshëm do të kyçet me fushata serioze edhe në reformat e arsimimit formal. Daniela Mihajlovska Vasilevska nga Oda Ekonomike thotë se i gjithë ky projekt do të zgjasë 10 vite, ku gjithashtu do të bëhen edhe monitorime brenda kompanive.

“Roli ynë si odë ekonomike do të jetë një lidhëse e sektorit privat dhe kompanive të cilat kanë nevojë direkte për kuadro të tilla. Segmenti i dytë do të jenë reformat serioze në arsimimin formal i cili duhet të bëjë ndryshime serioze, sepse përvoja nga terreni tregon se ka problem serioz me deficitin e punëtorëve të kualifikuar. Ata që tani dalin nga shkollat e mesme nuk i përmbushin standardet dhe nevojat e kompanive.” – deklaroi Daniela Mihajlovska Vasilevska.

Derisa në vendin tonë bëhen përpjekje për vendosjen e arsimit dual, në suaza evropiane, tashmë promovohet i ashtuquajturi sistem me tre nivele në arsim, ku përveç shkollave dhe kompanive, janë të përfshira edhe aftësitë dixhitale. /Klan Maqedoni/

 

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia