close
Screenshot_10

Kompanitë kanë shënuar rritje të qarkullimit vjetor prej 28.4 milionë euro


Për herë të nëntë me radhë edhe këtë vit u organizua Manifestimi tradicional Top 100 i organizuar nga OEMVP-ja ku u shpërblyen kompanitë më të suksesshme në vend.

Me rëndësi të veçant në këtë eveniment ishin kompanitë që fituan çmime. Këto çmime u bën pas analizave të metodologjisë së përpunimit të të dhënave për qarkulllim vjetor, numri i të punësuarve, investimet. Në vendin e tretë u rangua kompania me qarkullim vjetor mbi 47 euro, kompania Kipper. Në vendin e dytë kompania me qarkullim vjetor mbi 32 milionë euro, kompania Alma M. Ndërkaq vendi i parë dhe fitues i këtij edicioni është kompania që ka pasur qarkullimim më të madhë vjetor, 13 Vardar Dollomi.

Top 100 kompanitë për këtë vit kanë shënuar rritje të qarkullimit vjetor prej 28.4 milionë euro, duke punësuar 8752 persona dhe kanë realizuar neto fitim prej 57 milionë euro. Nikoqiri i manifestimit kryetari i OEMVP-së Nebi Hoxha theksoi se kjo ngjarje vjen si rezultat i punës dhe përkushtimit të bizneseve të cilët po japin edhe rezultate duke ndihmuar në rritjen e BPV-së së vendit.

Zëvendësryeministri për Çështje Ekonomike Koço Angjushev foli për mbështetjen që shteti ua ofron kompanive të vendit. Ai njoftoi se me ndihmën e këtyre kompanive rritja e BPV-së në gjysmën e parë të këtij viti ka arritut në 3.6 % duke u shprehur optimist për rritje të mëtutjeshme.

Në bazë të analizës së realizuar nga ana e OEMVP-së rreth zhvillimit të barabartë rajonal dhe kontributit të zonave të lira në këtë zhvillim, rezulton së për dallim nga Zona e Shkupit e cila është e themeluar para 14 viteve, e që ka të punësuar rreth 2300 punëtor në të gjitha kompanitë që operojnë në të, ndërsa në Zonën e lirë ekonomike të Tetovës e themeluar para katër vitesh vetëm në një kompani janë të punësuar 1375 punëtor.  Zona e Lirë Ekononike e Shkupit merrë pjesë me 1.5 % në BPV-në e rajonit të Shkupit kurse Zona e Lirë Ekonomike në Tetovë me 1.2%. Zona e Shkupit ndikon në 1.1 % në uljen e papunësise në rajonin e Shkupit,  ndërkaq Zona e lirë e Tetovës në 1. 2 në rajonin e Pologut. /Xhumadije Ibraimi/

 

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia