close
Bota

OHAJO: NIS KONVENTA E REPUBLIKANËVE

trumpkonv

Konventa katërditëshe e Partisë Republikane nis sot në Ohajo, ku biznesmeni miliarder, Donald Tramp, pritet të emërohet zyrtarisht kandidat i partisë për president të Shteteve të Bashkuara. Menaxheri i fushatës së tij citohet të ketë thënë se konventa do ta ndihmojë popullin amerikan që ta njohë më shumë Trampin si njeri dhe jo vetëm si kandidat.

Tramp ka shkaktuar debate me thirrjet e tij për të ngritur mur në kufirin mes Shteteve të Bashkuara dhe Meksikës dhe për t’iu kufizuar hyrjen myslimanëve në Amerikë. Konventa e Partisë Demorkatike do të mbahet javën e ardhshme në Filadelfia, ku ish-sekretarja amerikane e Shtetit, Hillary Clinton, pritet të shpallet zyrtarisht kandidate për presidente.

Zëri i Amerikës njofton se në prag të dy, tre anketa të reja, të publikuara dje, tregojnë se demokratja Hillary Clinton ka një avantazh të ndjeshëm ndaj republikanit Donald Tramp, edhe pse thuhet se  votuesit amerikanë nuk kanë ndonjë simpati të madhe për të dy kandidatët. /Agjencitë/

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia