close
Top LajmeVendi

OHËR: HAP PAS HAPI KUNDËR KAOSIT URBAN

Screenshot_6

Përcaktohen me plan lartësia dhe pamja e objekteve


Aktualisht po bëhet rrënimi kryesisht vullnetar i platformave të ngritura në mënyrë të jashtëligjshme mbi ujin e Liqenit të Ohrit, por po mbi këto baza është shembur edhe një shëpi dhe një hotel. Sipas planit për menaxhimin me  thesarinnatyror dhe kulturor të zonës, Qeveria parashikon për një periudhë më të gjatë, kontrollin sistematik të urbanizimit të gjithë zonës së Ohrit e cila ka katër dekada që ndodhet nën mbrojtjen e UNESCO-s, por për shkak të mosrespektimit të standardeve të kësaj organizate ndërkombëtare, përmes legalizimit të ngrehiave të jashtëligjshme dhe rrezikimit të natyrës – u përballë me rrezikun e humbjes së statusit. Në samitin e korrikut në Baku, UNESKO u dha edhe një shans autoriteteve të Maqedonisë së Veriut dhe, duket se paralajmërimi u kuptua drejt:

‘Kemi ndërprerje të përkohshme të të gjitha punimeve ndërtimore dhe legalizimit të hapësirave në rajonin e Ohrit; po finalizohet plani për menaxhimin e trashëgimisë natyrore dhe kulturore; është në përfundim e sipër regjistri i ndërtimeve të jashtëligjshme në rajon – në Ohër dhe Debarcë ai është kryer, ndërsa presim që deri në fund të muajit të marrim informacionet edhe nga Struga.’- tha ministri i Diasporës Edmond Ademi.

Nga ekipi qeveritar i ngarkuar me mbrojtjen e trashëgimisë botërore në këtë zonë, bëhet e ditur se janë tejkaluar mosmarrëveshjet me pushtetin vendor të Strugës, kështuqë ndarja e brezave përreth Liqenit, sipas rigorozitetit – vlen për gjithë bregun e Liqenit, me një vëmendje të theksuar për rripin 50 metra nga uji.

‘Kjo zonë mundëson që gjithë ajo që është e paprekur nga natyra – të mbetet e tillë. Nuk do të mund të ndërtohet. Pastaj, do të vihen nën kontroll edhe pjesë të kësaj zone ku ka njëfarë trafsformimi anës së Liqenit. Se cilat nga objektet tashmë të ngritura do të mbeten, kjo do të varet nga studimi i Ministrisë së Transportit për peshën e trashëgimisë kulturore dhe të mjedisit.’- shprehet Ana Petrovska, Sekretare Shtetrore në Ministrinë e Mjedisit.

Organizata e Kombeve të Bashkuara për Arsim, Shkencë dhe Kulturë, UNESCO, pret zbatimin e planit për shkak se në muajin shkurt të vit të ardhshëm pret nga autoritetet raportin final për punën që është bërë në mënyrë që të vendosë nëse rajoni do të mbetet apo jo në listën e zonave të mbrojtura të trashëgimisë natyrore dhe kulturore. Raportet e deritanishme flasin se zhvillimi urban i paplanifikuar, keqmenaxhimi i ujërave dhe i mbetjeve të ngurta, prishja e habitateve, shkatërrimi dhe shterrimi i burimeve natyrore, zhvillimi i infrastrukturës dhe turizmit masiv, janë një kërcënim i vazhdueshëm për trashëgiminë e rajonit, për çka përgjegjësinë mbajnë edhe Maqedonia e Veriut edhe Shqipëria. Së këndejmi, duket se ndërkohë do të intensifikohet edhe bashkëpunimi dypalësh. /Biljana Georgievska/

 

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia