close
VendiVideo

OJQ-TË: MOS I DISKRIMINONI REFUGJATËT

no thumb

 

Organizatat joqeveritare thonë se përveç kushteve të pavolitshme, refugjatët po përballen edhe me diskriminime nga më të ndryshmet.

Organizatat Joqeveritare akuzojnë Ndërmarrjen Shtetërore të Hekurudhave se po katërfishon çmimin e biletës  dhe po mbush arkën në kurriz të refugjatëve.

“Me sy të mi  pash se si fëmijët e vegjël paguajnë nga 25 euro, fëmijë të moshës 3, 4, 5 vjeçe. Pengon po ashtu që policia lëviz deri te pengesa e fundit dhe askush nuk ka kontroll se çka ndodh më pas kur kondukteri bën pagesën.”deklaron Mersiha Smajloviq – Veprimtare.

Komiteti i Helsinkut dhe Fondacioni Shoqëri e Hapur Maqedoni gjithashtu reaguan për këtë trajtim nga një ndërmarrje shtetërore.

“Shteti mugon. Ky është një fakt brengosës pasi kjo krizë refugjatësh nuk  do të resht tani. Ne do të ballafaqohemi me problem edhe më të mëdha. Trajtim jo i njëjtë ekziston. Ksenofobia po ashtu ekziston nëpër lokalitetet nëpër të cilat kalojnë refugjatët  dhe kjo, po ashtu, gjatë periudhës së ardhshme do të duhet të shqyrtohet.– shprehet Uranija Pirovska Komiteti i Helsinkut.

Shoqatat kërkojnë përfshirje të institutive relevante në vend që të hetojnë gjendjen.

“Kërkojmë që refugjatët të cilët tranzitojnë nëpër Maqedoni të mos diskriminohen dhe  financiarisht të mos ngarkohen në mënyrë plotësuese me çmime skajshmërisht të larta për shfrytëzimin e shërbimeve të transportit publik. Nëse nuk është e mundur që tërësisht të lirohen nga detyrimi që mtë paguajnë biletat, atëherë urgjentisht të ulet çmimi I biletave dhe ato të nivelizohen me çmimet e biletave të cilat vlejnë për shtetasit e Maqedonisë.thotë Fani Karanfillova Panovska, Fondacioni Shoqëri e Hapur Maqedoni.

Shoqata e Juristëve të rinj thotë se ndryshimi i çmimit për këtë kategori, është shkelje e rëndë e konventave ndërkombëtare, në këtë rast asaj për statusin e migrantëve.

Maqedonia gjendet në shtegun e lëvizjes së refugjatëve, ku  gjatë një dite, thuhet se kalojnë mbi 7 mijë refugjatë, shumica e të cilëve vijnë nga lindja e mesme ku konfliktet e armatosura po vazhdojnë./K.S./

 

 

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia