close
Rajoni

OKB: RAMA BËN THIRRJE PËR NJOHJEN E PAVARËSISË SË KOSOVËS

8B683D6D-56A9-4C89-97E3-88109BE3A0AD

‘ËSHTË NJË REALITET NË ZEMËR TË EVROPËS’


Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, ka bërë thirrje për njohjen e e pavarësisë së Kosovës, si një realitet i ri në Evropë. Ai ka nënvizuar se kjo do të ndihmonte edhe Serbinë  për të ‘hequr barrën e së shkuarës’. Sikurse transmeton TV Klan Macedonia, zoti Rama këto komente i bëri në fjaën e mbajtur në Asamblenë e Përgjitghshme të Kombeve të Bashkuara.   

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka bërë thirrje në Asamblenë e Përgjithshme tëorganiozatës botërore në Nju-Jork që të gjitha vendet anëtare ta njohin pavarësinë e Kosovës: ‘Kjo asamble e madhe nuk është  dhe nuk do të jetë e plotë pa një prej shteteve të rajonit tonë, Republikën e Kosovës. Më keni dëgjuar më shumë se sa një herë këtu të bëj thirrje për njohjen e pavarësisë së Kosovës. Nuk është opsesion e as diçka thjeshtë sa për ta thënë për kauzën, është ftesë për të njohur realitetet e reja në zemër të Evropës  në Ballkanin Perendimor. Një shtet i ri lindi me ndihmën e bashkësisë ndërkombëtare e angazhuar për kauzën e lirisë, të drejtat e njeriut dhe të vetëvendosjes, por kjo punë duhet të përfundohet, ‘ – transmeton Tv KlanM deklaratën e kryeministrit shqiptar në sesionin e 76 të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara. Sipas tij, ‘Kosova e pavarur është një realitet që vazhdon prej 13 vitesh dhe ka sjellë më shumë paqe e realitet në rajon duke kontribuar që të shkëputemi nga e shkuara’: ‘Shqipëria mbështet si alternativë të vetme dialogun midis Kosovës dhe Serbisë që do të sjellë njohjen e ndërsjellë midis dy shteteve fqinje. Çdo ditë pa një marrëveshje të tillë është një ditë e humbur,’ – tha i pari i qeverisë shqiptare duke tërhequr vërejtjen se ‘Serbia duhet të ketë maturi dhe kurajo për të hequr barrën e së shkuarës’.Klan Macedonia/  

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia