close
Vendi

OKB: SHTETI T’I DËMSHPËRBLEJË TË PËRGJUARIT

no thumb

Komiteti për të drejtat e njeriut i Kombeve të bashkuara, në raportin më të ri për Maqedoninë, nuk ka dilema se përgjimi  siç thuhet, i mijëra qytetarëve, politikanëve të opozitës dhe gazetarëve e kanë kryer shërbimet sekrete të shtetit, por shpreh brengë se një gjë e tillë ende nuk është pranuar zyrtarisht nga ana e Qeverisë, kështu që viktimat e përgjimeve, nuk mund të kërkojnë dëmshpërblim.

“Shteti duhet t’i marrë të gjitha masat e nevojshme në mënyrë që të sigurojë se aktivitetet e tij për ndjekje, janë në pajtueshmëri me obligimet që dalin nga dokumentet ndërkombëtare, veçanërisht, duhet të ndërmerren masa që të sigurohet se çdo ndërhyrje në të drejtën e privatësisë të jetë në pajtueshmëri me parimet ligjore dhe të jetë domosdoshmëri. Poashtu duhet të sigurohet se personat që janë ndjekur në mënyrë jo ligjore, të jenë të njoftuar në mënyrë sistematike për këtë dhe të kenë qasje deri tek rrugët e ndryshme ligjore, qëndron në konkluzionet e Komitetit.

Në raport, poashtu ka vërejtje lidhur me pengesat procedurale për ndërprerjen vullnetare të shtatzënisë, të cilat janë të përfshira në ndryshimet e fundit ligjore.

Komitetin për të drejtat e njeriut të Kombeve të bashkuara e përbëjnë 18 ekspertë të pavarur, të cilët e ndjekin praktikimin e të drejtave dhe lirive të cilat janë të garantuara me Paktin ndërkombëtarë për të drejtat qytetare dhe politike, në të gjitha vendet anëtare të OKB-së. Nga Maqedonia, pritet që në afat prej një viti, t’i informojë se çka është ndërmarrë, lidhur me këto vërejtje.

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia