close
Bota

OLIVER VERHELJI I NËNSHTROHET TESTIT TË PE-së

download

Hungarezi Olivér Verhelyi i është nënshtruar testit të Parlamentit Europian për postin e komisionerit për zgjerimin dhe politikën e fqinjësisë në ekipin e Ursula Von der Leyen. Dëgjesa në komisionin e punëve të jashtme të Parlamentin Europian ka zgjatur më shumë se dy orë dhe ajo është përqëndruar kryesisht te perspektiva europiane e Ballkanit Perëndimor  dhe politika e fqinjësisë. Olivér Verhelyi ka theksuar se synon zhvillimin ekonomik dhe social të vendeve të Ballkanit Perëndimor paralelisht me forcimin e shtetit të së drejtës dhe drejtësisë së pavarur për ta bërë procesin e paraanëtarësimit një proces cilësor dhe frytdhënës për qytetarët e Ballkanit. Olivér Verhelyi është shprehur, se do do të angazhohet që ditën e pare në detyrë në mënyrë që hapja e negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut të realizohet para majit të vitit tê ardhshëm.

 OLIVÉR VERHELYI, KANDIDAT PËR KOMISIONER PËR ZGJERIMIN

“ Edhe pse nuk ia dolëm që të arrinim të hapnim negociatat e anëtarësimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut në samitin europian të tetorit, ka një mbështetje totale për perspektivën europiane të këtyre vendeve. Puna ime është që të zgjidh të gjitha problemet që janë ngritur gjatë debatit nê Kêshillin e ministrave. Unë do jem në kontakt me shtetet anëtare që kanë shqetësime dhe do punoj me to në mënyrë shumë domethënëse që prej ditës sime të parë në detyrë. Ne duhet tê sigurojmë që Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut  të hapin negociatat e anëtarësimit para samitit të Zagrebit. Ne duhet tê punojmë lidhur me shqetêsimet që lidhen kryesisht me kërkesat e rreme të azili, korrupsionit dhe çështjet e tjera të sundimit të ligjit. Do tê angazhohem me partnerët tanê në Shqipëri dhe Maqedoninê e Veriut që të zvogëlojmê këto shqetêsime dhe të përmbushim kriteret”.

 Olivér Verhelyi ka bërë diferencën kryesore me paraardhêsin e tij Johannes Hahn, lidhur me vlerësimet e ndryshme të rezultatit të reformave midis Komisionit Europian dhe shteteve anëtare. Ai është shprehur, se do të përfshijë ekspertët e Francës, Holandës dhe Danimarkës në misionet faktmbleshëse në terren së bashku me Komisionin Europian, që të mos ketë surpriza në vlerësime:

 

OLIVÉR VERHELYI, KANDIDAT PËR KOMISIONER PËR ZGJERIMIN

“ Nuk besoj, se duhet ndryshuar e gjithê korniza e zgjerimit. Mendoj, se metodologjia duhet të përmirêsohet pêr të dhënë më shumë dinamizëm për shtete kandidate që mund tê ecin mê shpejt dhe nga ana tjetër  tê ngadalësojmë procesin e anëtarësimit për ata që nuk bëjnë progres. Unê kam qenë i pranishëm në debatet e Këshillit të ministrave vitin e shkuar dhe këtë vit. Ajo që kam parë ështê një dështim për shkak të vlerësimeve tê ndryshme të situatës. Prioriteti im është të kemi një vlerësim të përbashkët të shteteve anëtare dhe të Komisionit kur vjen fjala për faktet në terren. Dua të përfshij shtetet anëtare në misionet tona faktmbledhëse që të vijnë dhe të mbulojnë të gjithê rajonin sê bashku. Të shohim faktet, zhvillimet dhe t’i vlerësojmë ato së bashku, që të evitojmë një dêshtim tjetër. Nê këtë mënyrê, do kemi një listë të qartë të arritjeve nga të dyja anët, Ballkanit Perëndimore dhe BE-së dhe kështu s’do kemi më supriza. Lidhur me pyetjen ndaj lidershipit francez, nuk është vetêm lidershipi francez që duhet tê bind. Duhet të bind edhe lidershipin holandez dhe danez”.

 Lidhur me sanksionet e mundshme për shtetet kandidate që shënojnë regres në procesin e anëtarësimit apo cënojnë parimet kryesore të demokracisë dhe shtetit ligjor, Verhelyi  ka thênë, sedo të pëdorë qasjen hap pas hapi që mund të çojë në pezullimin e fondeve tê paraanëtarësimit. Komisioni i punëve të jashtme vendos sot pasdite nëse Olivier Verhelyi e kalon testin e Parlamentit Europian apo jo.

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia