close
Sport

OLYMPIK LYON DHE PARIS FC PËRJASHTOHEN NGA GARAT E KUPËS

Parisi incidenti

Skuadra e Olympique Lyon dhe ajo e Parisit janë përjashtuar nga gara e Kupës së Francës.

 

Federata Franceze e Futbollit ka marrë sot vendimin për dy skuadrat, pas incidentit të shkaktuar në ndeshjen e luajtur mes tyre.

 

Vendimet bëjnë të ditur se të dy skuadrat janë përjashtuar nga kompeticioni dhe po ashtu janë gjobitur.

 

Skuadra e Paris FC do të luajë pesë ndeshjet e radhës larg terrenit të Charlety dhe do të paguajë 10 mijë euro gjobë.

 

Lyoni paguan 52 mijë euro. Si pasojë e suspendimit të dy skuadrave, Nice kalon tutje.

/KlanMacedonia/

 

 

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia