Omer Memedi fiton medaljen e bronztë në Europianin U15!

Mundësi nga Republika e Maqedonisë së Veriut Omer Memedi, pati paraqitje të shkëlqyeshme në Europianin U15 në Zagreb të Kroacisë, ku u kurorëzua me medaljen e bronztë.

Në finalen e vogël të kategorisë deri më 68 kg, në një sfidë të jashtëzakonshme dhe pas një beteje të vërtetë, Memedi ngadhnjeu me 8-6 kundër ukrainasit Dmytro Postovyi, duke fituar medaljen e bronztë.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

E njëjta, është e para në historinë e mundjes të Maqedonisë së Veriut në Kampionatet Europiane U15.

Omer Memedi është vazhdimësi e mundësave më potencial të madh, produkt të klubit të mundjes Liria dhe fitues i rradhës i medaljes europiane, pas Elmedin Sejfullaut e Besir Alilit.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share