close
Vendi

OMERI: “FUNDJAVA PA TVSH” MË 10, 11 DHE 12 TETOR

117757813_119476306393920_275426630108911995_o

“MASA VLEN EDHE PËR BLERJE TË PAJISJEVE KOMPJUTERIKE”

Ushtruesi I Detyrës, Drejtor I Drejtorisë për të Ardhura Publike, Faruk Omeri, në Konferencë për media ka theksuar se të gjithë qytetarët që janë shfrytëzues të aplikacionit TVSH-ja ime dhe të paraqitur në DAP me skanimin përmes alikacionit “TVSH-ja Ime” më 10, 11 dhe 12 Tetor do t`u kthehet shuma e plotë e TVSH-së së llogaritur, për blerjet e prodhimeve vendore dhe pajisjeve kompjuterike. Nëse deri më tani kthehej 20% e TVSH-së, për këtë fundjavë të vazhduar do të kthehet shuma e plotë e TVSH-së.

“Vendi ynë disponon me një asortiman të madh të prodhimeve vendore duke filluar nga produktet ushqimore, tekstil, veshje, material ndërtimore, mobilje e të tjra, që do të thotë se qytetarët këtë fundjavë mund t`I bëjnë furnizimet e nevojshme. Gjithashtu theks I vecantë është vënë në pajisjet kompjuterike për shkak se në këtë periudhë, respektivisht nga 10-12 Tetor, e njëjta pavarësisht origjinës, në llogaritë fiskale do të regjistrohet si qarkullim nga prodhimet vendore, me qëllim që qytetarët ti shfrytëzojnë benefitet e blerjes së pajisjeve kompjuterike, duke patur parasysh se në këtë periudhe këto pajsije janë më se të domosdoshme” – ka theksuar u.d Drejtor I DAP-it Faruk Omeri. /KlanMacedonia

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia