close
BotaTop Lajme

“OMICRON” PËRHAPET ME SHPEJTËSI NË EVROPË

skynews-omicron-covid-coronavirus_5600173

Në Evropë varianti korona “omicron” përhapet “me shpejtësi të rrufesë”. Më rëndë është e goditur Britania e Madhe, ku shifra ditore e të infektuarve të rinj tejkalon 90 mijë. Franca i ka ashpërsuar masat për hyrje nga Britania e Madhe, ndërsa Gjermania përgatitet për valën e pestë “më të rëndën deri më tani”. Shumica e vendeve evropiane insistojnë për test negativ PCR gjatë hyrjes, pavarësisht faktit nëse udhëtarët janë të vaksinuar.

Restriksione shtesë për hyrje në vend paralajmërojnë Gjermania, Irlanda dhe Holanda, në përpjekje për të kontrolluar valën e re omicron të pandemisë. Kryeministri francez Zhan Kasto njoftoi se “omicron” më siguri do të dominojë në fillim të vitit të ri dhe për këtë arsye ndalohen grupimet masive për festat, pasi në Francë numërohen mbi 60 mijë të infektuar të rinj.

ZHAN KASTO , FRANCË

“Grupime të palejuara dhe konsumimi i alkoolit në vende publike do të jenë të ndaluara. Nga autoritetet lokale presim të mos organizojnë grupime masive, koncerte dhe fishekzjarre.”

Ministri i Shëndetësisë në Gjermani, Karl Lauterbah paralajmëroi se vendi duhet të përgatitet për “sfidë të paparë deri më tani”. Gjermania sot  numëron 42 mijë të infektuar të rinj, diçka më pak se shifra e djeshme prej 50 mijë të infektuar.

KARL LAUTERBAH, MINISTËR I SHËNDETËSISË, GJERMANI

“Kjo të do të jetë vala e pestë e fuqishme. Jemi në komunikim të ngushtë e kolegët në Angli, ndërsa ata thonë se kjo që e shohin tani është më e keqe nga gjithçka tjetër më parë gjatë pandemisë. Kjo do të thotë se duhet të përgatitemi për sfidë që nuk e kemi pasur deri më tani.”

Autoritetet shëndetësore holandeze thonë se vendi do të duhet të futet sërish në karantinë të ashpër. Nga muaji nëntor është në fuqi ndalesa për hyrje në bare, restorante dhe dyqanet të punojnë pas orës 17 pasdite, deri mëngjesin e ardhshëm, ndërsa kjo masë do të vazhdojë deri në mes të muajit janar. Nga fillimi i pandemisë në Evropë janë regjistruar rreth 90 milionë të infektuar dhe 1,5 milionë të vdekur nga virusi./KlanMacedonia/

 

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia