close
Bota

OMICRON RRIT MASAT KUFIZUESE NË ITALI

itali-2.jpg

Qeveria e Mario Draghi po përpiqet të shmangë rritjen e infektimeve gjatë festave

Qeveria e Italisë po shqyrton mundësinë e vendosjes së masave të reja për të shmangur një rritje të infektimeve Covid-19 gjatë periudhës së festave.

Sipas gazetës “Corriere della Sera”, kabineti i Kryeministrit Mario Draghi mund ta bëjë të detyrueshme që edhe të vaksinuarit të tregojnë një test negativ për të hyrë në stadiume, kinema ,teatro dhe  disko. Po ashtu po shqyrtohet mundësia për ta bërë të detyrueshme mbajtjen e maskës .

Detyrimi për të mbajtur maskën mund tëaplikohet së shpejti“, i tha gazetës Franco Locatelli, një nga këshilltarët kryesorë të qeverisë. Sipas rregullave aktuale, të gjithë ata që janë të vaksinuar ose janë shëruar së fundmi nga Covid-19 kanë akses për të hyrë në bare, restorante, muze, kinema, klube dhe ngjarje sportive.

Në Itali vaksinimi është tashmë i detyrueshëm për punonjësit e kujdesit shëndetësor, stafin e shkollës, policinë dhe ushtrinë. Instituti Kombëtar i Shëndetit deklaroi se varianti Omicron po përhapet me shpejtësi në Itali, ku deri më tani janë identifikuar 84 raste .

Italia, e cila u godit rëndë nga pandemia Covid-19 në fillim të vitit të kaluar, ka regjistruar raste të reja por sërish ato mbeten poshtë disa vendeve të tjera europiane si Britania e Madhe  dhe Gjermania.

Klan News

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia