close
Sport

OMICRONI KËRCËNON LO “PEKIN 2022”

LO PEKING

MASA EKSTREME TRI JAVË PARA OLIMPIADËS


Kur  kanë mbetur  vetëm edhe  tre  javë nga fillimi i Lojërave  Olimpike Dimërore  “Peking 2022”, në Kinë është rritur në maksikum siguria  nga pandemisë.

Shtimi i rasteve të reja me Covid-19 në Pekin dhe zonat përreth tij ka bërë që qeveria të shtojë masat.

Në Pekin janë konfirmuar rastet e para me variantin Omicron, ndaj organizatorët kanë vendosur që të mos lejojnë askënd të afrohet pranë zonave ku do të zhvillohen garat. Në Fshatin Olimpik dhe stadiumet ku do të zhvillohen garat janë të pranishëm vetëm vullnetarët dhe personeli përkatës.

Është ndaluar udhëtimi i personave nga zonat përreth drejt Pekinit, për të evituar që të rriten rastet e reja dhe këshillohet puna nga shtëpia. /KlanMacedonia/

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia