close
Top LajmeVendi

“ONE STOP SHOP”, I PROMOVUAR NGA ZAEVI DHE VUÇIÇ, PO DËSHTON

Screenshot_26

POLICËT SERB JANË TËRHEQUR NGA KONTROLLI I PËRBASHKËT


Kolona të gjata.
Mërgimtarët arritën në vendlindje, por për të hyrë në shtetin e tyre, iu duhet të presin më shumë se dy orë.

“Diku më shumë se dy orë pritet për të hyrë në Maqedoni nga Serbia këtu në kufirin në Tabanoc. Ajo që e pamë këtu në teren është se të gjitha korsitë për hyrje në vend në kufi janë funksionale, madje është e hapur një në kahje të kundërt vetëm e vetëm që qytetarët të lëshohen sa më shpejtë. Mirëpo fluksi i madh dhe mungesa e vaksinave tek disa mërgimtarë që po vijnë në vend, e bën të vetën. Ajo që është e çuditshme se përse nuk po funksionon “One stop shop”? E dini se Maqedonia e Veriut dhe Serbia kanë nënshkruajtur një marrëveshje për kontroll të përbashkët në pikat kufitare, mirëpo siç e shohim, ajo nuk po funksionon. Nga ajo që e morëm vesh nga nëpunës policor dhe nga miq tanë që i kemi këtu, është se pasi hymë në pandemi, policët serb janë tërhequr në kufirin e tyre për shkak se kërkojnë kushte më të mira dhe hapësirë më të madhe për të punuar.
E ky projekt është promovuar që në shtator të vitit 2018.
ZORAN ZAEV, ISH KRYEMINISTËR I MAQEDONISË SË VERIUT
ARKIV – 2 shtator, 2018

 


Kemi mundësinë që sot, të paralajmërojmë një projekt të rëndësishëm për qytetarët e të dy shteteve, por besoj edhe për qytetarët e këtij rajoni. Ky është koncepti i kontrolleve të përbashkëta, me një ndalesë, ose i ashtuquajturi “ONE STOP SHOP” koncept, që Maqedonia e ka nderin që ta promovojë në pikën kufitare më të frekuentuar.

ALEKSANDAR VUÇIÇ, PRESIDENT I SERBISË


Thelbi i këtij projekti është që në një vend ti kaloni të gjitha kontrollet.
Thelbi është që njerëzit mos të humbin dy herë më shumë kohë në këto 1 km hapësirë, por në një vend ti bëjnë të gjitha kontrollet, doganore, veterinare dhe të gjitha tjerat. Dhe njerëzit të vonohen dy herë më pak se sa më herët.
Kërkuam përgjigje edhe nga Ministria e punëve të brendshme, për të mësuar arsyet se përse ky projekt i promovuar me aq pompozitet nga pushteti nuk po funksionon, por Ministrisë së rendin, nuk i mjaftuan 4 orë për të dhënë një përgjigje për këtë problematikë. Nga atje premtuan se përgjigje do të kemi./KlanMacedonia/

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia