close
Top LajmeVendi

OPERACIONI “FSHESA” FILLON NË QERSHOR 

zoran-zaev

Partnerët e koalicionit i kanë konceptet gati


Kryeministri Zoran Zaev tha se në fillim të qershorit do të dihet se cilët funksionar në nivel qendror do të përfshihen nga “fshesa” ndërsa gjatë verës ato në nivel lokal. Duke u përgjigjur në pyetje të gazetarëve, ai tha se ka shfrytëzuar vfundjavë të zgjatur që të pushoj dhe të konsolidoj qëndrime dhe se në dy javët e ardhshme do të dihet saktë se kush do të braktis vendin dhe të zëvendësohet me tjetër. Nga ana tjetër Zv.kryeministri për Çështje Evropiane Bujar Osmani, ka deklaruar se do të konstatohet takimi mes kryeministrit Zoran Zaev dhe kryetarit të BDI-së Ali Ahmeti, rreth rikonstruktimit të qeverisë.

“Konceptin unë e kam“-tha Kryeministri Zoran Zaev.

“Edhe kryetari Ahmeti e ka konceptin gati“- deklaroi Zëvendëskryeministri Bujar Osmani.

Konceptet e dy partnereve kryesor të koalicionit janë gati, por ndryshimet assesi të ndodhin.
Kryeministri Zoran Zaev, e paralajmëroi “fshesën” para tre javëve, e sot tha se me plan konkret për ndryshimet do të dal kah mesi i muajit të ardhshëm.

 “Këtë periudhë do ta shfrytëzoj për konsultimet finale, besoj që në fillim të qershorit do të dal me të gjitha ndryshimet në strukturat udhëheqëse në nivel ministror, në institucionet shtetërore dhe besoj që deri në fund të qershorit do të ketë ndryshime edhe në vijë vertikale, në nivele komunale ku Qeveria ka disa institucione. Paralelisht, unë si kryetar i LSDM-së do të duhet të bëj disa ndryshime edhe në partinë time,shprehet Kryeministri Zoran Zaev.

“Pritet takimi mes liderëve që të bisedojnë për shkëmbimin e ideve rreth këtyre dy koncepteve dhe që të riformatojnë qeverinë në vijë të rifokusimit të prioriteteve të reja pas mbylljeve të temave politike, ku fokus do të jetë ekonomia dhe zhvillimi ekonomik.” vlerëson Zëvendëskryeministri Bujar Osmani.

E sipas Kryeministrit, takimi pritet të ndodhë në ditët në vazhdim. Kryeministri nuk foli me emra konkret, se kënd po mendon ta shkarkoj, por tha që funksionarët që nuk i kanë përmbushur premtimet, ata që kanë përdorur pozitën për të punësuar familjarë të tyre do të largohen. Kryeministri edhe një herë potencoi se bëhet fjalë për rekonstukcion të kabinetit qeverisës, por shumica parlamentare do të mbetet ajo që është. /Furkan Saliu/

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia