close
Vendi

OPINION: ÇEREKSHEKULLI NË TRANSMETIM, RIKTHEHET MË 2 SHTATOR

4BC9B7CD-DD6D-466C-8786-8269B600AB1A

“Emisioni Opinion mbush sot 24 vjet që prej 31 Gushtit të vitit 1997, kur nisi kështu në Televizionin Publik Shqiptar të asaj kohe. Ne nisim sezonin e 25-të në Televizionin Klan, nga 2 Shtatori, me një studio të rinovuar dhe padyshim me format të përmirësuar. Do rishihemi më 2 Shtator për sezonin e ri. Sezonin e 25 të emisionit Opinion. Mirupafshim”.

Me anë të një videoje në rrjetet sociale, gazetari i mirënjohur Blendi Fevziu ka zgjedhur këtë mënyrë për të njoftuar publikun për nisjen e sezonit të ri të emisionit më të ndjekur politik në Shqipëri, “Opinion”, që këtë të martë feston 24 vjetorin.

“Sot mbushen 24 vjet të emisionit Opinion. Në 2 Shtator 21:00, nisim sezonin e 25-të. Çerek shekulli në transmetim“, shkruajti Blendi Fevziu në postimin e tij./tvklan.al

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia