close
Top LajmeVendi

OPOZITA E GATSHME TË DËGJOJ PROPOZIMET PËR DATËN E ZGJEDHJEVE

09D2A97A262CF8916E63BBD7B0006E34

Kryeministri teknik, Oliver Spasovski edhe një herë e përsëriti qëndrimin se zgjedhjet nuk ka mundësi ligjore të anulohen.

“Vetëm një gjë e di, data e zgjedhjeve është determinuar nga dekreti me forcë ligjore e cila është në forcë deri sa të përfundojë gjendja e jashtëzakonshme. Në atë moment kur të përfundojë gjendja e jashtëzakonshme, 22 ditë më pas duhet të mbahen zgjedhjet”, tha Spasovski.

Me tone më të buta për këtë temë sot foli edhe kreu i opozitës, Hristijan Mickoski.

“Unë i kam kumtuar datat tona disa herë. Konsideroj se këto data janë në periudhë kur rreziku për qytetarët është më i ulët. Ne jemi këtu, të gatshëm për kompromis. Pozitat dhe argumentet tona janë të qarta, nëse ka argumente tjera që me të vërtetë mund ti pranojmë, ne jemi këtu dhe jemi të gatshëm për kompromis”, tha Mickovski.

A argumente shtesë se përse zgjedhjet duhet të mbahen sa më shpejtë që është e mundur, dha edhe Ministri i Shëndetësisë.

“Kjo është normale, kështu ka ndodhur në të gjitha shtetet në të cilat janë lehtësuar masat restriktive. Përse tani mendojmë se situata është tanin më shumë nën kontrolle se sa në vjeshtë… Sepse tani i kemi ende prezentë efektet nga ndalesat për lëvizjes, karantina, mbyllja e shkollave dhe kufijtë”, tha Filipçe.

Ministri siguroi se nuk ka rrezik për qytetarët që të mbahen zgjedhjet, nëse respektohen të gjitha rekomandimet e komisionit./KlanMacedonia

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia