close
Vendi

OPOZITA KËRKON KOMISION TË RI JOPARTIAK

sdsm-vmro-dpmne-1

LSDM: SITUATA ME COVID19 PO PËRKEQËSOHET NË TË GJITHË BOTËN


VMRO DPMNE vazhdon me presionin ndaj Komisionit për sëmundje ngjitëse. Zëdhënësi i partisë thotë
se Qeveria nuk po bën asgjë që të përballet me pandeminë, e kërkoi edhe komision të ri, jo partiak.

“E kemi patjetër të konstatojmë se Komisioni për sëmundje infektive duhet të pësojë
ndryshime. Përse e themi këtë? Na duhet një komision i përbërë prej profesionistëve, i cili nuk do të
punojë në bazë të kërkesave të Filipçes dhe Zaevit. Na duhet komision që me të vërtetë do të sjellë
masa, do të kërkojë masa që do të kenë ndikimin në uljen e numrit të infektuarve. Ky komision nëse
nuk ndryshohet, do të duhet të mbaj përgjegjësi për këtë situatë”. thotë Dimçe Arsovski, Zëdhënës I VMRO DPMNE-së

Se po përkeqësohet situata e pranojnë edhe nga LSDM, por shtojnë se kështu është në të gjithë botën.
Komisioni tanimë ka propozuar masat e reja, që kanë hyrë në procedurë parlamentare, e do të
propozohen edhe masa tjera nëse situata vazhdon të përkeqësohet.

“Me këto masa, mbajtja e maskës në ambient të hapur do të bëhet e obligueshme, do të
ndalohet grupimi në më shumë se 4 persona në të hapur, si dhe vizita në shtëpi prej më shumë se 4
personave.Nëse numri i të infektuarve vazhdon të rrite, Komisioni që nesër, do ti propozoj Qeverisë që të
kufizohet transporti publik në 50% të kapacitetit, të ndalohet  të gjitha evenimentet dhe të ndalohet
puna e të gjithë operatorëve ekonomik në ora 23:00″. tha Bogdanka Kuzeska, Zëdhënëse e LSDM-së.

Ndërkaq, drejtoresha e Klinikës për Sëmundje Infektive në Shkup, Milena Stevanoviq, në një intervistë për “Radio Evropa e Lirë” njoftoi se nëse vazhdojmë të sillemi kështu duke mos respektuar masat atëherë siç shprehet ajo, skenari i zi nuk do të na shpëtojë. Ndërkohë, për mos mbajtjen e maskës gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 702 dënime./KlanMacedonia

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia