close
Vendi

OPOZITA: KOMISION TË POSAÇËM PËR PËRBALLJE ME COVID-19

BB89960B-97CE-4DE5-8598-A5D4464129AB

“KOMISIONI TË PËRBËHET NGA PROFESIONISTË TË DËSHMUAR”


Grupi Parlamentar I VMRO-DPMNE-së dhe koalicionit “Ripërtrirja e Maqedonisë” bashkë me partitë tjera opozitare në Kuvend – Aleancën për Shqiptarët, Alternativën dhe “Të Majtën” kanë dorëzuar propozim ligj për plotësimin e ligjit për mbrojtje rë popullatës nga sëmundjet infektive me procedurë të shkurtuar.

GRUPI PARLAMENTAR VMRO-DPMNE

“Qëllimi i këtij ligji është të formohet Komisioni që do të përbëhet nga profesionistë që janë dëshmuar në fushëveprimet e tyre dhe të cilët me punën e tyre objektive dhe marrjen e vendimeve do të kontribuojnë për normalizimin e situatës së vështirë”.

Përbërjen e Komisionit me propozim të Qeverisë e zgjedh Kuvendi dhe e njëjta parashihet të ketë 11 anëtarë, ku do të merrnin pjesë Ministri I Shëndetësisë dhe Drejtori I Qendrës për Menaxhim me Kriza, kurse 9 anëtarët tjerë do të ishin-tre infektologë, dy epidemiologë, dy mikrobiologë, një imunolg dhe një internist. /KlanMacedonia

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia