close
Rajoni

Opozita kosovare e gatshme për zgjedhje të reja (VIDEO)

hoshi

Partitë opozitare në vend vazhdimisht po e akuzojnë Qeverinë për veprime konkrete në çështjet më të rëndësishme për vendin, si zhvillimi ekonomik, përmbyllja e dialogut me Serbinë etj.

Por rrëzimi i Qeverisë mund të ndodh vetëm me 2/3 e votave të deputetëve të Kuvendin e Kosovës.

Një gjë e tillë nuk mund të ndodh sepse opozita nuk ka mjaftueshëm vota, andaj e vetmja alternativë është që kryeministri Albin Kurti të heqë dorë nga kjo pozitë.

Deputeti i LDK-së, Driton Selmanaj e sheh lajm të jashtëzakonshëm fundin e Qeverisë Kurti.

Sipas tij, opozita po punon me strukturat e saj dhe kurdo që do të mbahen zgjedhjet, LDK-ja është e gatshme për ta sfiduar me program Lëvizjen Vetëvendosje.

“Mendoj që do të ishte lajm i mirë për Kosovën që kjo Qeveri të marrë fund sa më shpejt. Po them kjo shumicë parlamentare po të kishte agjendë të qartë, po të kishte veprime konkrete në kontekst të zhvillimit ekonomik dhe mbylljes së dialogut me Serbinë do të dëshironim të zgjaste. Le të vazhdojë të qeverisë. Ne si opozitë po merremi me veten po punojmë me strukturat tona dhe nesër kurdo që kishin ardh zgjedhjet ne me qenë të për ta sfiduar me program”.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve

Ish-zëvendëskryeministri Selmanaj shton se Qeveria aktuale është arrogante dhe e paditur. Sipas tij, VV-ja e ka quajtur vetën opozitë të fuqishme në kohën kur siç thotë ai për të kundërshtuar procese përdoret gaz lotsjellës e sulmonte institucionet.

Ai vlerëson se ajo ka qenë periudha me e turpshme për historinë e Kosovës, duke shtuar se VV-ja ka ardhur në pushtet për të ofruar zgjidhje për problemeve, gjë të cilën nuk po e bënë.

“Por duke parë mënyrën si po qeverisë, por mungesën e dijes për t’i adresuar çështjet. Kjo Qeveri ka arrogancën dhe paditurinë. Këto dyja po i sjellin dëm vendit. Do të ishte lajm jashtëzakonisht i mirë për Kosovën nëse këta vendosin me i dhanë fund qeverisjes. Unë mendoj që opozita po provon të shfrytëzojë instrumentet kushtetuese të kontrollit parlamentar Qeverisë”.

“Opozita e fuqishme është kuptuar si Vetëvendosje, duhet të përdorësh gaz lotsjellës, duhet sulmuar institucionet, duhet sulmuar kryeministrin. Kjo për ne është e papranueshme. Ato janë periudhat më të turpshme për historinë e Kosovës. Populli ka pasur nevojë ta shoh edhe Vetëvendosjen në pushtet dhe e kanë parë se kjo është e paaftë për t’i dhënë zgjidhje problemeve”, tha Selmanaj.

“PDK-ja është e gatshme gjithmonë për zgjedhje të reja” – kështu ka bërë të ditur deputetja, Ariana Musliu-Shoshi.

“Ne si opozitë jemi gjithmonë të gatshëm për zgjedhje të reja. Jemi në vazhdimësi me degët tona në Prishtinë dhe qytete tjera dhe jemi të gatshëm të shkojmë në zgjedhje mirëpo nuk e kemi fuqinë që ne ta rrëzojmë Qeverinë dhe ta dërgojmë vendin në zgjedhje”, tha ajo.

“Është vetë zotëri Kurti që ka 61 vota plus dhe ai është i vetmi që mund ta dërgojë vendin në zgjedhje”, tha Musliu-Shoshi.
Ndërsa, deputeti i AAK-së, Pal Lekaj tha se po punojnë vazhdimisht për ta larguar këtë Qeveri nga posti.

“Ne si opozitë gjithmonë jemi për zgjedhje sepse ne punojmë që të mbrojmë atë që quhet qytetari i Kosovës dhe nëse Qeveria nuk ka punuar për një vit atëherë nuk i mbetet gjë tjetër përpos që të shkojmë në zgjedhje dhe të matet sepse qytetarët e kanë parë që kjo Qeveri nuk punon në të mirën e tyre dhe të vendit dhe ne punojmë që sa më parë të largojmë këtë Qeveri”.
“AAK-ja është e gatshme çdo herë për zgjedhje dhe në opozitë jemi aktiv në të mirën e vendit dhe qytetarëve”, tha Lekaj.

Kurse Deputeti i VV-së, Enver Dugolli shtoi se nuk është koha për zgjedhje.

“Zgjedhjet kanë përfunduar edhe qendrore edhe lokale dhe të suksesshme”, tha Dugolli. /KlanMacedonia/

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia