close
Bota

OSBE: RREZIKU I LUFTËS MË I MADHI I 30 VITEVE TË FUNDIT

rau7.jpg

Duket se Europa është më pranë luftës dhe rreziku është më i madhi në 30 vitet e fundit. Ky është alarmi që ka ngritur në Vjenë, Ministri i Jashtëm i Polonisë, Zbigniew Rau, në fjalimin e tij të përurimit të presidencës polake të OSBE-së.

Duke iu drejtuar të dërguarve nga 57 anëtarët e Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë Rau nuk përmendi Rusinë, por renditi një varg konfliktesh në të cilat pretendohet përfshirja e Moskës.

Duket se rreziku i luftës në zonën e OSBE-së tani është më i madh se kurrë më parë në këto 30 vitet e fundit,” tha Rau teksa renditi  prioritetet e vendit të tij.

Sipas Raut, OSBE, është platforma e duhur për diskutimin e sigurisë globale dhe gjetjen e zgjidhjeve për mosmarrëveshjet aktuale.

Bisedimet NATO-Rusi për sigurinë përfunduan pa një zgjidhje konkrete për Ukrainën. Të dyja palët janë shprehur të gatshme për të vazhduar diskutimet edhe pas tensioneve të shkaktuara nga një grumbullim i trupave ruse në kufirin ukrainas. Zëvendësministri i Jashtëm rus, Alexandër Grushko tha se NATO nuk ishte e gatshme të bënte lëshime apo të merrte parasysh interesat e sigurisë së shteteve të tjera.

Klan News

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia