close
Showbiz

“OSCAR” DO TË KETË PREZANTUES PAS 3 VJETËSH MUNGESË

AcademyAwardGettyImages-e1619202896210.jpg

Edicioni i sivjetshëm i ceremonisë prestigjioze “Oscar” do të ketë prezantues pas 3 vjetësh mungesë. Craig Erwich nga “ABC Entertainment” ka bërë të ditur se mbrëmja kur do të ndahen çmimet akademike e cila mbahet në muajin Mars, do të  rikthehet pas tri vjetësh ne formatin tradicional të organizimit të ceremonisë me prezantues, edhe pse nuk e zbuloi se kush do të jetë personi që do ta ketë nderin ta drejtojë këtë eveniment të rëndësishëm.

Ceremonia “Oscar” për herë të fundit u prezantua nga Jimmy Kimmel në vitin 2018, por organizatorët nuk kanë angazhuar ndonjë personalitet tjetër në këtë rol nga rasti i tërheqjes së komedianit Kevin Hart nga kjo detyrë, si rrjedhojë e rishfaqjes në skena të disa komenteve të kaluara ku ai kishte bërë shaka homofobike. Edicioni i sivjetshëm i ceremonisë do të mbahet më 27 Mars në teatrin “Dolby” në Hollywood.

Ndërkohë që nuk janë bërë të ditura nominimet e sivjetme për çmimin më të rëndësishëm kinematografik “Oscar”, por besohet se do të ketë diversitet në mesin e filmave dhe regjizorëve  të nominuar, pasi vitet e fundit ceremonitë e çmimeve Oscar në përgjithësi janë kritikuar ashpër nga publiku për anashkalimin e artistëve me meritokraci për shkaqe gjinore apo racore.

Klan News

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia