close
Ekonomi

OSLO: NORVEGJIA KUNDËR RIKTHIMIT TË BRITANISË NË BE-së

rivaliteti-546×365

Norvegjia u kërcënua se do ta bllokoj përpjekjen eventuale të Britanisë që sërish të bëhet anëtare e asociacionit Evropian për tregti të lirë, një numër i vogël ky i vendeve që kanë qasje në tregun unik Evropian, por nuk janë anëtar të BE-së.

Disa nga përkrahësit e Breksitit sugjerojnë se pikërisht përmes këtij asociacioni Londra do të mundet të ketë qasje në tregun Evropian e njëkohësisht të respektoj edhe referendumin për dalje nga BE-ja, por autoritetet norvegjeze tërheqin vërejtjen se anëtarësimi i sërishëm britanik mund të jetë në kundërshtim me interesat e Norvegjisë. Ata mendojnë se Britania mund ta rrezikoj dukshëm baraspeshën e këtij asociacioni./Agjencitë/

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia