close
Top LajmeVendi

OSMANI: AUSTRIA, LOBUESI MË I MADH PËR INTEGRIMIN NË BE

EDSTADLER: RMV GATI PËR TË QENË ANËTARE E BE-së


Zëvendëskryetari i Qeverisë për Çështje Evropiane, Bujar Osmani, qëndron për vizitë pune në Austrisë, dhe në kuadër të kësaj vizite mbajti takim me Ministren për Evropë, Karoline Edstadler.

Ballkani Perëndimor ndodhet në zemrën e Evropës, i rrethuar me vendet- anëtare të BE-së. Një vrojtim i thjeshtë i hartës, tregon se nuk bëhet fjalë për zgjerim, por për rrumbullakim, finalizim të një procesi të bashkimit të kontinentit – deklaroi zv.kryeministri për çështjet Evropiane, Bujar Osmani, në takimin që pati në Austri me  ministren për Evropë, Karoline Edstadler.

“Metodologjia e re e negociatave parasheh monitorim të përforcuar dhe mundësi për reverzibilitet, që do ta përforcojë parimin meritor gjatë negociatave, gjë që neve, si një student solid, që i përmbush obligimet reformuese, na konvenon. Kjo do të thotë integrime të përforcuara evropiane që sjellin benefite për vendet të cilat janë në progres, dhe për qytetarët e tyre, që nga vetë procesi i negociatave.”-tha Bujar Osmani, Zv/kryeministër për Çështje Evropiane.

Sipas Edstadler, Maqedonia është gati që të fillojë procesin për të qenë anëtare e BE-së.
“Unë mendoj se RMV-ja ka bërë shumë për të treguar se është gati për të filluar procesin për të qenë anëtare e BE – së. Diskutuam në detaje dhe pres që zv.kryeministri Bujar Osmani do t’i bashkëngjitet konferencës sonë në Vjenë.” -shprehet Karoline Edstadler, ministre për Evropë.

Në takim Osmani foli edhe për ngjarjet aktuale të vendit, gatishmëre prinë e vendit për implementimin e zgjedhjeve të drejta, të lira dhe demokratike, suksesin e sjelljes së Ligjeve reformuese, mes të cilave edhe Ligjin për PP. Osmani realizoi takim edhe me Dhomën e Poshtme të Kuvendit, me Deputetët – përfaqësues të Komisionit për Çështje Evropiane etj. /Blerona Jakupi/        
Klan Macedonia

The author Klan Macedonia