close
Vendi

OSMANI: COVID KOORDINATORË NË KOMPANI E INSTITUCIONE

101634382_3016299885128633_722247206643433472_n

Shtatë raste të reja pozitibe dhe 336 qytetarë të vetizoluar është bilanci në qytetin e Shtipit, pas shpërthimit të një vatre të re me COVID-19 në një nga konfeksionet. Për shkak të rasteve pozitive mbyllet ehe një konfeksion, I shtati me radhë, kurse 250 të punësuarit do të duhet të izolohen deri në marrjen e testit negative. Në këtë qytet ka qëndruar Koordinatori I Shtabeve të Krizës Bujar Osmani I cili rekomandon formimin e COVID-Koordinatorëve nëpër kompani dhe institucione.

“Që ti mbrojmë të punësuarit, kompanitë nga mbyllja, që do të prodhonin humbje ekonomike,  soll konkluzion për vendosjen e të a.q. COVID koordinatorë në kompanitë por edhe në institucionet shtetërore, të cilët do të kenë autorizim të drejtpërdrejtë ta ndjekin zbatimin e rekomandimeve dhe  masave në kuadër të organizatave dhe institucioneve, si dhe të mundësojnë komunikim më të lehtë të ndërsjellë. Sinqerisht gëzohem që ekziston edhe seriozitet edhe vullnet tek të gjithë dhe besoj se me zbatimin  e masave dhe rekomandimeve, së shpejti do të krijohen kushte për zhvillim të sigurt të proceseve të punës, me çka aktivitetet ekonomike dhe të fabrikave, do të mund të vazhdojnë”, tha Osmani

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia