Osmani e ka parë propozimin francez por nuk dëshiron ta komentojë

“PO BËJMË ANALIZË, QËNDRIMIN DO TA JAPIM KUR DO TË VIJE KOHA”

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250

Edhe pse e ka parë propopozimin francez, kreu i diplomacise Bujar Osmani nuk dëshiron të japë asnjë koment për përmbajtjen e tij përderisa nuk do të arrij në mënyrë formale dokumenti i cili përmban zgjidhje për mosmarrëveshjet mes Shkupit dhe Sofjes, raporton KlanMacedonia.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

“Ne nuk kemi marrë asnjë lloj propozim formal. Kjo deri te neve duhet të arrij pasi që shtetet e Bashkimit Evropian të kenë harmonizuar qëndrimet e të gjitha 26 vendeve anëtare. Unë kam qasje deri te dokumenti, po bëjmë analizë, por do të japim qëndrimin tonë për gjitha çështjet kur do të vijë koha, kur kjo do të jetë në interes tonë. Ne nuk fshehim asgjë por qëndrimi jonë është ky” – tha Osmani

Osmani shtoi se të gjitha palët në vend do të dëgjohen dhe në fund do të dalin si Qeveri me qëndrim zyrtarë.

“Ka pakënaqësi nga të dyja palët, edhe në disa rrethe në Bullgari edhe këtu, një palë është e kënaqur këtu por edhe në Bullgari. Unë jam I gatshëm që të bisedoj me të gjithe edhe me opozitën. Por tash nuk është koha për politikë partiake, nuk është koha për ekskluzivitete tash është koha t’i rregullojmë gjërat dhe të kemi pozicion shtetëror” – deklaroi Bujar Osmani

I pyetur në lidhje me me atë nëse takimi I nesërm i koalicionit qeverisës mbahet për tu diskuar ky propozim, Osmani tha se ky takim ishte caktuar para se të ketë informata se do të lëshohet propozimi franzec por se në të njejtin takim nuk përjashtoi mundësinë të diksutohet edhe për siutatën e krijuar me Sofjen. Deri më tani asnjë nga krerët e vendit nuk flet asgjë lidhur me propozimin e Francës për heqjen e vetos ndaj Maqedonisë, përmbajtja e të cilit vetëm po spekulohet. Ende nuk dihet nëse në propozimin në fjalë parashihet që kërkesat bullgare të inkuadrohen në kornizën negociuese, kurse BE-ja të garantojë për plotësimin e tyre. /KlanMacedonia/

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share