Osmani: Jemi në komunikim të rregullt me Sofjen, por ka edhe iniciativa nga partnerët ndërkombëtarë për tejkalimin e dallimeve

Ministri  iPunëve të Jashtme BUjar Osmani përmes një postimi në rrjetin social facebook tha se është në komunikim të rregullt me Ministren e Punëve të Jashtme të Bullgarisë, për të siguruar intensifikimin e bisedimeve në periudhën vijuese, në të gjitha nivelet ndërmjet dy ministrive, në drejtim të tejkalimit të dallimeve gjatë Presidencës franceze.
Duke pasur parasysh faktin që jam me obligime pune në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku po zhvillohet Dialogu Strategjik mes dy vendeve, ndihem i detyruar t’u përgjigjem disa pyetjeve që po mbërrijnë në Ministrinë e Punëve të Jashtme, lidhur me bisedimet që po zhvillojmë me Republikën e Bullgarisë.
Jam në komunikim të rregullt me ​​Ministren e Punëve të Jashtme të Bullgarisë, për të siguruar intensifikimin e bisedimeve në periudhën vijuese, në të gjitha nivelet ndërmjet dy ministrive, në drejtim të tejkalimit të dallimeve gjatë Presidencës franceze.
Ekziston një numër iniciativash nga partnerët tanë ndërkombëtarë, me idetë e tyre për t’u përfshirë në këto bisedime, ndër të cilat natyrisht edhe Franca si kryesuese aktuale e Këshillit të Bashkimit Evropian.
Të gjitha palët e përfshira në proces po bëjnë të gjitha përpjekjet për të siguruar një propozim në tavolinë, i cili do të ngrejë veton për integrimin tonë evropian, si dhe do të ishte edhe në përputhje me qëndrimet për të cilat është zotuar Qeveria përmes Deklaratës në Kuvend ka shkruar Osmani.
/KLanMacedonia
PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share