close
bujar osmani

Zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane, Bujar Osmani, i ftuar në emisionin “KLAN DEBAT” në Klan Macedonia ka uruar Kosovën për zhvillimin e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare, sipas tij Kosova dëshmoi edhe njëherë pjekuri të lartë politike dhe demokratike.

“Unë mendoj që dje Kosova i dha leksion rajonit me mënyrën e organizimit të zjedhjeve, për kulturën demokratike, mendoj që është lakmues testi i pjekurisë së një shteti dhe një shoqërie, kjo për Kosovën është shumë me rëndësi.” – deklaroi Osmani.

Zëvendëskryeministri ka përgëzuar qytetarët e Republikës së Kosovës si dhe liderët e subjekteve politike, sipas tij zgjedhjet ishin të rregullta dhe sipas standardeve europiane që e kualifikon Kosovën në një vend me perspektivë evropiane dhe euroatlantike.

“Tani e rëndësishme është që sa më shpejtë të krijohen institucionet funksionale, meqë para Kosovës është sfida e rrumbullaksimit të shtetformësisë dhe kjo do jetë barrë e qeverisë së re që do të formohet.” – thekosi Bujar Osmani – Zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane.

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia