close
Rajoni

Osmani: Kosova e gatshme për aplikim në Këshillin e Evropës por jo edhe në NATO

osmani

Institucionet e Kosovës janë dakorduar që këtë vit të bëhet aplikimi për anëtarësim në Këshillin e Evropës.

Kështu ka thënë presidentja e vendit, Vjosa Osmani, raporton Ekonomia Online.Në konferencë për medie në punën e saj 1-vjeçare si kryetare e shtetit, ajo tha se aplikimi do të bëhet në këtë organizatë por jo edhe në NATO.“Ne tashmë kemi dakordimin ndërinstitucional dhe kam kërkuar që të bëhen te gjitha përgatitjet për aplikim në Këshillin e Evropës.

Sa i përket NATO-s është proces shumë më i komplikuar. Në NATO janë ende 4 shtete që nuk e kanë njohur Kosovën. Kosova ende nuk ka marrë kërkesë për anëtarësim në PFP. Sa i përket kërcënimit të Serbisë sikur t’i dëgjonim, Kosova kurrë s’do shpallej shtet i pavarur dhe sovran. Natyrisht që duhet shumë punë për arritjen e njohjeve por kur ata thonë se ata do ta nisin fushatën e ç’njohjeje ta dini se ata se kanë ndal kurrë”, tha ajo.

“Anëtarësimet pavarësisht përpëlitjeve të Serbisë do t’i shtymë doemos përpara”Sa i përket letrës së presidentit Thaçi qe kishte nënshkruar me sekretarin e NATO-s, Stoltenberg, që trupat e FSK-së mos të shkojnë në veri, është demantuar nga vetë Osmani. Ajo tha se në zyrën e Presidencës nuk ka gjetur një letër të tillë.

“Ne nuk e kemi gjetur një letër të tillë. Sovraniteti i Kosovës është i plotë në çdo cep. Jemi të gatshëm të bashkëpunojmë me çdo aleat që është prezentë këtu”, tha tutje ajo

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia