close
Top LajmeVendi

OSMANI: LAJMET NGA SOFJA NUK JANË INKURAJUESE

9B38EBD3-A089-4B5F-82C8-1F658717EEE3

“VAZHDON KOMUNIKIMI NË NIVEL EKSPERTËSH”


Lajmet nga Bullgaria nuk janë inkurajuese rreth zhbllokimit eventual të negociatave aderuese mes RMV-së dhe BE-së, por Shefi i Diplomacisë Bujar Osmani thotë se përkundër mossuksesit që në Sofje të formohet qeveri politike, vazhdon komunikimi në nivel ekspertësh. Partia “Ka një popull të tillë” që fitoi më së shumti vota në zgjedhjet në Bullgari nuk po arrinë të merr mështetje nga forca tjera politike gjë që mund të prodhojë zgjedhjet e treat parlamentare vetëm për disa muaj.

Dy ciklet zgjedhore parlamentare në Bullgari nuk sollën mundësinë për formimin e shpejtë të Qeverisë në Bullgari – vendit të vetëm të BE-së që publikisht kundërshton progresin evropian të Maqedonisë së Veriut. Ministri i Jashtëm Bujar Osmani, lajmet për negociatat e pasuksesshme politike në Sofje, i ka vlerësuar si demotivuese, kurse bllokimin si “joparimore”.

BUJAR OSMANI – MINISTËR I JASHTËM

“Me siguri se këto lajme që vijnë nga atje nuk janë inkurajuese rreth cështjes, por ne vazhdojmë, do të komunikojmë sikurse ditëve të kaluara në nivel ekspertësh, me MPJ-në dhe me Qeverinë teknike atje, duke i bindur se rajoni nuk guxon të mbetet peng i dinamikave të brendshme politike të cilit do vend anëtar të BE-së”

Ndërkohë, Maqedonia e Veriut, në vitin e fundit thuajse plotësisht ka harmonizuar politikën e jashtme dhe të sigurisë me BE-në, duke përkrahur saktësisht 100 vendime, mes të cilave sanksione dhe restriksione ndaj vendeve tjera dhe personaliteteve.

BUJAR OSMANI – MINISTËR I JASHTËM

“Me cka shkalla e përgjithshme e harmonizimit me BE-në, për herë të parë tejkalon 95%, me tendencë për 100% harmonizim me politikën e jashtme dhe të sigurisë së BE-së, si shprehje e orientimit tonë të qartë të politikës së jashtme ndaj strukturave evropiane dhe euroatlantike. Me këtë zhvillojmë një marrëdhënie partneriteti si shprehje e ndarjes së parimeve të njëjta themelore”

Por, partneritetin praktik si vend negociues për anëtarësim në BE, RMV-ja duket se edhe më tej do ta presë. Qeveria teknike në Bullgari disa herë është distancuar nga ingerencat që të vendos rreth vetos së Qeverisë së ish-Kryeministrit Bojko Borisov, derisa liderët dhe kandidatët për Kryeministër në Bullgari, deri tani, cështjet për marrëdhëniet me RMV-në i anë mbajtur anash nga prioritetet e deklaruara politike.

Nëse partia fituese “Ka një popull të tillë” tërësisht tërhiqet nga përpjekjet për të formuar Qeverinë, ashtu sic për momentin qëndrojnë punët, mandate sërish do të gjendet në duart e Borisovit, partia GERB e të cilit u rendit e dyta sipas numrit të votive në zgjedhjet e Korrikut. /KlanMacedonia

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia