close
Vendi

OSMANI: MË SHUMË VETËBESIM PËR KONTESTET ME BULLGARINË

D109E3A3-38B4-4A93-9533-17ECBE781A7C

“MOSMBAJTJA E KONFERENCËS NDËRQEVERITARE, MOSSUKSES PËR TË GJITHË”


Në zgjidhjen e çështjeve kontestuese me Bullgarinë na duhet vetëbesim më i madh, siç i ka hije një vendi anëtar të NATO-s, deklaroi ministri i punëve të jashtme Bujar Osmani, i cili thotë se është optimist se fqinji lindor nuk do ta bllokojë konferencën e planifikuar ndërqeveritare në muajin dhjetor që konsiderohet fillim i negociatave aderuese me Bashkimin Evropian. Historianët që janë në përbërjen e Komisionit të përzier maqedonas-bullgar sot u ulën sërish në tavolinë, pas pauzës prej një viti, në përpjekje për të gjetur bazë e përbashkët për figurën dhe veprën e Goce Delçevit dhe ngjarjeve tjera nga historia e rajonit.


Gjatë negociatave me Bashkimin Evropian, për fillimin teknik të të cilave ministri i punëve të jashtme Bujar Osmani beson se do të jetë me konferencën ndërqeveritare në dhjetor, pa bllokadë nga Bullgaria fqinje. Maqedonia e Veriut ka nevojë për më shumë vetëbesim, thotë ai. 

 

“Ne jemi vend anëtar i NATO-s, ne jemi vend anëtar me vendim për negociata të filluara dhe duhet të kemi vetëbesim në lidhje me gjithë këtë sepse mendojme se e kemi si vlerë dhe duhet ta kalojmë. Nuk kemi pse të frikësohemi. Nuk duhet të lejojmë emocione, agjenda politike ditore, recidive nga e kaluara, emocion se edhe veçantia duhet të ndërtohet në ndjenjë antibullgare. Mendoj se kjo e dëmton procesin.” tha Bujar Osmani, Ministri I Punëve Të Jashtme


Fakti që Komisioni për arsim në Parlamentin bullgar ka ngritur debat për riemërim të 24 majit nga festë “sllave” në “festë të shkrim-leximit bullgar”, sipas Osmanit është shkelje e pikave për të cilat është arritur marrëveshje në Komisionin e përzier për çështje historike. 


“Duke qenë se për Shën Kirilin dhe Metodin komisionet kanë arritur konsensus dhe tekst definitiv si të interpretohet roli dhe si të shënohen në mënyrë të përbashkët në mes dy shteteve. Çdo zhvendosje nga ajo që e kanë punuar komisionet do të thotë se minohet gjithë procesi i komisioneve.”
shtoi Osmani


Anëtarët e Komisionit maqedonas dhe bullgar për tejkalimin e dallimeve historike dot dhe nesër sërish iub kthyen punës, pas dyerve të mbyllura në Shkup. Shefi i ekipit bullgar, ish-ambasadori në Shkup, Angel Dimitrov, shpreson të arrihen rezultate edhe rreth çështjes që është shfaqur si pengesë – Goce Delçev a do të nderohet në mënyrë të përbashkët ose ndaras. 

“Gjithmonë diçka fillon me pritshmëri të mira, por do të shohim çfarë do të ndodhë. Pas më shumë se një viti shpresoj se do të ketë rezultat.”  tha Angel Dimitrov, Historian, Bullgari (Për Tv 24)

Në rrethana të këtilla Bullgaria dhe Maqedonia e Veriut i kanë nisur përgatitjet për organizimin e përbashkët të samitit të procesit të Berlinit, më 9 dhe 10 nëntor në Sofje, iniciativë e Bashkimit Evropian për zhvillim dhe evropianizim të Ballkanit perëndimor. Nesër në Shkup do të takohen ministrat e punëve të brendshme dhe pastaj do të ketë takime të ministrave të shëndetësisë dhe të ekonomisë. Bullgaria haptazi angazhohet për euro-integrim të vendeve fqinje, por nga pozita e vendit anëtar të BE-së me përvojë 13 vjeçare, në raport me Maqedoninë edhe më tej shërbehet me metodat e politikës së vjetër – mohim i rrënjëve të identitetit maqedonas dhe të veçantive të gjuhës. /KlanMacedonia

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia