close
Top LajmeVendi

OSMANI NË FB: DORËZIMI I KUFOMAVE TË ENJTEN MË 2 DHJETOR

bo

“Pas komunikimit të sotëm me  prokurorin bullgar Z. Sarafov përgjegjës për tragjedinë e 23 nëntorit në Sofje, dua të informoj se dorëzimi  i kufomave të bashkëqytetarëve tanë që humbën jetën në këtë tragjedi planifikohet për të Enjten 2 dhjetor 2021” – ka shkruar në FB, Ministri I jashtëm, Bujar Osmani.

“Qeveria bullgare u përgjigj pozitivisht kërkesës sonë që transporti të bëhet  me avion të R. Bullgarisë deri në aeroport të Shkupit të njëjtën ditë ose të nesërmen prej ku me protokoll shtetëror do dorëzohen familjarëve nëpër shtëpitë e tyre.  Për detajet tjera mbetem në komunikim të drejtëpërdrejtë me familjarët dhe opinioni do të informohet në kohë” – shkruan në FB, Bujar Osmani.

 

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia