close
Top LajmeVendi

OSMANI: NË JANAR MUND TË KEMI ZGJIDHJE ME BULLGARINË

osm

Ministri I Jashtëm Bujar Osmani në një intervistë për televizionin bullgar NOVA ka theksuar se pasi tani Bullgaria ka qeveri politike, hapet rruga për gjetjen e zgjidhjes për kontestin dhe zhbllokimin e rrugës së RMV-së drejt BE-së, duke potencuar mund të ketë zgjidhje muajin e ardhshëm.

“Duhet të kemi qasje gjithëpërfshirëse. Po, historia është e rëndësishme, por ne për cdo ditë bëjmë histori, krijojmë histori. Unë pranoj vetëm një argument përse deri tani nuk është gjetur një zgjidhje, për shkak se nuk kishte kabinet politik. Tani me të vërtetë nuk shoh arsye të jepen afate të gjata, kur ka cabinet politik. Ka shumicë stabile në Bullgari dhe në RMV dhe mund të ulemi që nga nesër t`I vazhdojmë bisedimet dhe në Janar të kemi zgjidhje” – ka theksuar Osmani.

Qeveria e re bullgare që udhëhiqet nga Kryeministri Kiril Petkov, vendosi që të bllokojë progresin e RMV-së në BE edhe në Këshillin e fundit për Punë të Përgjithshme të BE-së, që u mbajt në Bruksel.

Petkovi paralajmëroi plan për zgjidhjen e kontestit midis Shkupit dhe Sofjes ku do të formoheshin grupe të punës edhe për tema tjera si ekonomia dhe kultura, e jo vetëm për historinë. Kryeministri bullgar dha afat gjashtëmujor për tejkalimin e problemit.

Bujar Osmani në intervistën për televizionin bullgar tha se qasja e re e Petkovit me kycjen e së tashmes dhe së ardhmes së vendit është një mesazh shumë I rëndësishëm, por afati gjashtë mujor është shumë I gjatë.

Ministria e Jashtme për tetë muaj këmbente propozime me Ministrinë bullgare që udhëhiqej nga qeveria teknike. Osmani tha se për këto cështje që janë pjesë e të ashtuquajturit “pakoja pesë plus një”, pala e RMV-së ka dhënë zgjidhje të kompromisit. Ai ka lënë të kuptohet se RMV-ja nuk do të përzihet në punët e brendshme të Bullgarisë rreth mënyrës se si organizohen qytetarët e saj.

“RMV-ja dhe Bullgaria kanë mënyra ndryshe të organizimit etnike të qytetarëve. Tek ne Kushtetuta pranon bashkësi etnike. Në Kushtetutë thuhet – populli maqedonas, bashkësitë etnike të popullit shqiptar, turk, rom e kështu me radhë. Në Bullgari kjo nuk ekziston në Kushtetutë. Pozicioni ynë është se kjo është cështje për të cilën Bullgaria vet vendos se si do të organizohet. Ne nuk kemi për qëllim të përzihemi se si Bullgaria do të organizohet” – ka thënë Osmani.

Ndryshe, plani I ashtuquajtur “pesë plus një” për të cilin bisedohej në relacioni Sofje – Shkup përmban cështjen e emrit të shkurtë, cështjen e gjuhës së urrejtjes, rehabilitimit të viktimave të komunizmit, punën e komisionit historic, mospërzierjes së cështjeve të brendshme të Bullgarisë, ku ndërlidhet edhe cështja e kycjes së bullgarëve në Kushtetutë./KlanMacedonia/

 

 

 

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia