Osmani: Në pritje nëse në Sofje do të varroset BE – perspektiva e rajonit

“SYTË E 18 MILIONË NJERËZVE NË RAJON DREJT SOFJES”

Koha është e shkurtë dhe është çështje ditësh nëse në Sofje do të “varroset” perspektiva evropiane e Ballkanit Perëndimor – deklaroi Ministri I Jashtëm Bujar Osmani lidhur me takimin e radhës së Këshillit Evropian, ku duhet të vendoset për nisjen e negociatave aderuese të BE-së me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë. Ministri Osmani, gjatë takimit me homologun kroat Grliq Radman tha se sytë e 18 milionë qytetarëve të Ballkanit Perëndimor janë kthyer drejt Sofjes, raporton KlanMacedonia.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

“Tani është koha nëse ka apo nuk ka vullnet politik që të vazhdohet ky process politik. Koha është e shkurtë. Është cështje ditësh, është në duart e Bullgarisë. Shpresoj se politikanët bullgar do të ngriten në nivelin e detyrës që kanë dhe nuk do të lejojnë që në Sofje të ndërtohet përmendore e varrit të politikave më të suksesshme të BE-së në 75 vitet e fundit. Sytë e 18 milionë njerëzve më rajon, janë thyer drejt Sofjes” – tha Bujar Osmani, ministër i jashtëm.

Ministri I Jashtëm I Kroacisë, Goran Grliq Radman tha se hapja e negociatave nuk do të ishte vetëm një mesazh politik por edhe një moment I rëndësishëm psikologjik për qytetarët e RMV-së të cilët tashmë 17 vite presin që kjo të ndodh. Hapja e negociatave nuk është vetëm në interes të RMV-së por edhe të gjithë BE-së.

“Kroacia fuqishëm e mbështet rrugën evropiane të Maqedonisë së Veriut. Unë mendoj se teknikisht gjithcka është e mundshme. Është për një javë. Shpresojmë që së shpejti të mbahet konferenca e parë ndërqeveritare për Maqedoninë e Veriut dhe për Shqipërinë.” – deklaroi Goran Grliq Radman, ministër i jashtëm i Kroacisë.

Sipas Osmanit, ekipi i ekspertëve në Shkup është i gatshëm që sot negociatat me Sofjen. Ai konsideron se ka kohë të mjaftueshme për zgjidhje deri në samitin evropian të javës së ardhshme, në qoftë se për këtë ekziston vullnet politik në Bullgari. /KlanMacedonia/

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share