close
Top LajmeVendi

OSMANI NË SOFJE: JAM KËTU PËR TË LEHTËSUAR KOMUNIKIMIN

bo

FAMILJARËT KËRKOJNË QË PROCESI TË PËRFUNDOJË SA MË SHPEJT

Ministri I Jashtëm Bujar Osmani që në mëngjes përmes rrjeteve sociale njoftoi se do të jetë gjatë gjithë ditës së Sofje, për të qëndruar pranë të lënduarve por edhe për t`I ndihmuar familjarët e tyre. Ai madje ka lënë edhe një numër telefoni ku mund të kontaktohet nga të interesuarit.

Osmani ka vizituar edhe shtatë të lënduarit që gjenden të shtruar në Spitalin “Pirogov” në Sofje.

BUJAR OSMANI – MINISTËR I JASHTËM

“Me rëndësi ëhtë që të gjithë pacientët janë në situatë të mirë dhe stabile shëndetësore, jashtë rrezikut për jetë. Pritjet e mjekëve janë që nëse bëhen vlerësimet mjekësore, ka mundësi që dy pacientët e parë, të Premten të lëshohen për mjekim shtëpiak, por mbetet vlerësimi I mjekëve për këtë”

Familjarët e viktimave dhe të mbijetuarve nga aksidenti tragjik, kërkojnë që sa më shpejtë t`I shohin të afërmit e tyre dhe t`I kthejnë nëpër shtëpi. Disa prej tyre janë në Sofje në Spitalin “Pirogov”

“Nuk kemi kontakte, as me Ambasadën, as me askend. Bëj thirrje që ky proces të përfundojë sa më shpejt, për shkak se sa më shumë presim, aq më vështirë e kemi”

“Vajza dhe dhëndri janë në mesin e viktimave të aksidentit. Duhet të bëjmë analiza të ADN-së në Mjekësinë Ligjore. Djali I ka bërë në Shkup, kurse ne ende nuk I kemi bërë”

“Kemi katër anëtarë të Familjes. Thonë se janë mirë. Jemi nga rrethina e Shkupit, por nuk na japin informata për natyrën e lëndimit”

Ministri Osmani përsëriti se janë dërguar dy diplomatë me përvojë në Amabasadën e Sofjes për t`I ndihmuar familjarët. Ai tha se me rëndësi është njerëzit të jenë me kohë të informuar, duke bërë të ditur se kanë ndihmë dhe janë në komunikim të vazhdueshëm me autoritetet bullgare./KlanMacedonia/

 

 

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia