Osmani: Nuk e dijmë versionin final të propozimit francez që u miratua në Parlamentin bullgar

Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani në konferencën e sotme për shtyp tha se për herë të parë kemi  një pozicion formal të Bullgarisë, mirëpo ne nuk e dijmë versionin final të propozimit francez që u miratua në Parlamentin bullgar.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250

Ende nuk e dijmë verzionin final që cila është aprovuar në parlamenti bullgar ne për herë të parë kemi një pozicion formal të Bullgarisë dhe një pozicion publik të komunikuar nga Kryeministri Kovaçevski tre janë pikat kryesore që për ne e përcaktojnë fatin e një propozimi ato janë çështja e gjuhës, çështja e historisë si kritere për ecje përpara në procesin e integrimit dhe dinamika e ndryshimeve kushtetuese karshi fillimit të bisedimeve. Ne nuk mund të hyjmë në ndryshime kushtetuese nëse nuk do të kemi fillim të bisedimeve tani presidenca franceze i ka për herë të parë pozicionet formale të Parlamentit bullgar të Qeverisë së vendit e cila reflekton pozicionin e Parlamentit të RMV-së dhe tani ato duhet te marrin një vendim final se çfarë propozimi do të shpalosin, deklaroi ministri i Punëve të jashtme Bujar Osmani./KLanMacedonia/

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share